Greqi, mediat: Arrihet marrëveshje për qeverinë e re

Palët politike në Greqi, kanë rënë dakort për krijimin e një qeverie. Lajmi bëhet i ditur nga “Sky News” sipas të cilit sipas marrëveshjes qeveria e re do të ketë një mandat 2-vjeçar, pa pjesëmarrjen e koalicionit të Cipras.
Lajmi vjen në një kohë kur presidenti i Greqisë vazhdon kontaktet me liderët e partive parlamentare, në përpjekjen e fundit për të krijuar një qeveri emergjence.
Ai zhvilloi në mesditë konsultime me kryetarët e ND, SYRIZA dhe PASOK, përkatësisht Antonis Samaras, Aleksis Cipras e Evangelos Venizelos, në një takim që zgjati më shumë se gjysmë ore.
Presidenti do të ketë në mbrëmje kontakte individuale me krerët e tjerë politikë, Panos Kamenos (Grekët e Pavarur), Aleka Papariga (Partia Komuniste), Fotis Kuvelis (E majta demokratike) Nikolaos Mihaloliakos (Agimi i Artë).