S`ka miqësore me Spanjën,"AS" furitë e kuqe me 30 maj luajnë me Korenë e Jugut

Tashmë mund të quhet edhe zyrtare.Nuk do të ketë miqësore Spanjë-Shqipëri.Prej një muaji është dhënë lajmi se Kombëtarja jonë do të zhvillonte një miqësore luksi kundër Kampionëve të botës dhe të Europës, Spanëjs më 30 maj në Zyrih. Më parë mediat spanjolle kishin bërë me dije se në atë datë furite e kuqe do të luanin ose ndaj Irakut, ose ndaj Maqedonisë, ndërsa sot në një artikull për Kombëtaren spanjolle e përditshmja madrilène AS ka konfirmuar dy takimet miqësore të skuadrës së Del Boskes që do të luhen më 26 dhe 30 maj.Dihej prej kohësh që më 26 maj Spanja do të përballej me Serbinë në Saint Gallen, ndërsa më 30 maj kampionët e botës do të luajnë një takim miqësor kundër Koresë së Jugut në Insbruk të Austrisë .Këto dy përballje do ti shërbeje si përgatitje Spanjës në kaudër të Europanit dhe në artikullin e As citohet ndihmës trajenri Toni Grande, i cili ka kërkuar për këto dy ndeshje miqësore që bari i fushës të jetë i shkurtër dhe i shpejtë, ashtu sic Spanja dëshiron ta ketë edhe në Europian. Pra mesa duket shpresat që ende mbanin gjallë drejtesit e FSHF-së për miqësoren e luksit ndaj Iberikeve duket se janë zhdukur përfundimisht, pasi një nga gazetat më të njohura spanjolle “AS” e ka konfirmuar se Spanja më 30 maj do të luajë miqësore me Korenë e Jugut e jo Shqipërinë në Insbruk.Tashmë Shqipërisë i mbeten përballjet e mundshme me Arabinë Saudite e Kinën që De Biasi të vazhdojë përgatitjet në prag të fushatës kualifikuese.Të përballesh me kampionët e Europës dhe të Botës me skuadrën që kryeson renditjen e Fifas dhe që është padyshim kombëtarja më e mirë e momentit për përfaqësuesin tone, ishte një ëndërr dhe e tillë mbeti.