Barcelona denoncon terrenin e San Siros
Nëse Arsen Vengeri dhe Arsenali u ankuan publikisht, kampionët e Europës trokitën në dyert e UEFA-s. Barcelona ka denoncuar gjendjen e keqe të fushës së “San Siros” pas barazimit 0-0 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Milanit, denoncim ky që është bërë pjesë e raportit të delegatit të UEFA-s.
Trajneri i katalanasve, Pep Guardiola, foli ashpër për cilësinë e fushës menjëherë pas ndeshjes, ndërsa klubi i tij veproi zyrtarisht. Nuk besohet se skuadra italiane rrezikon ndonjë gjë nga ky denoncim, ndërsa nga UEFA vjen njoftimi se aty ende nuk ka ardhur diçka e tillë.
Milan ka rënë dakord me Barcelonën lidhur me gjendjen e fushës, por ka reaguar lidhur me këtë denoncim. Në një deklaratë zyrtare, kuqezinjtë pretendojnë se “gjyqtari dhe delegati i UEFA-s ishin dakord që të luhej në atë fushë dhe po ashtu Barcelona nuk u ankua pasi bëri stërvitje aty”.
Katalanasit ankohen se fusha nuk ishte lagur një orë para ndeshjes, ndërsa Milani mbrohet duke thënë se kjo nuk u bë për shkak të lagështirës së madhe që kishte fusha në atë orë.
Së fundi, një lajm vjen direkt nga klubi kuqezi. Silvio Berluskoni është rikthyer president i Milanit, veçse këtë herë është president nderi. Sipas statutit të klubit, këshilli administrativ e emërtoi ish-kryeministrin në postin honorifik.