Tenis Rafael Nadal ndeshet me skocezin Marrej

Në gjysmëfinale, spanjolli do të ndeshet me numrin 4, britanikun nga Skocia, Andi Marrej që gjithashtu pati nevojë për 3 sete për të thyer serbin, Janko Tipsareviç. Marrej fitoi pas seteve 4-6, 6-3 e 6-4. Çerekfinalet e tjera janë ato mes Novak Gjokoviçit e David Ferrerit si dhe mes Monakos e Mardi Fishit.
Tek femrat, dy motrat Uilliams janë eleminuar. Së pari, u largua Serena e thyer për herë të parë në karrierë nga Karolinë Voznjacki, ndërsa më pas u mund Venus, e eleminuar nga Anjez Radvanska e Polonisë.
Ndërkaq, francezja Marion Bartoli i shkaktoi humbjen numrit 1 të botës, bjelloruses, Viktoria Azarenka. Bartoli fitoi të dy setet lehtësisht, 6-3 e 6-3. Kjo ishte humbja e parë për Azarenkën pas 26 ndeshjeve radhazi të fituara.
Gjysmëfinalet e femrave janë mes Bartolit e Radvanskës dhe mes Voznjackit e Maria Sharapovës, pasi rusja mundi pastër 6-3 e 6-0 kinezen, Na Li.