Skandali i trukimit te ndeshjeve ne futbollin italian ne nje faze te re
Vinko Saka dhe Alija Ribiç, zbritën në portin e Ankonës ndërsa do të pyeten të shtunën nga prokuroria e Kremonës. Saka dhe Ribiç ishin në kërkim që nga qershori i vitit të kaluar, ndërsa tani presin seancën në burgun e Kremonës.
Seancat e pyetjeve do të nisin që të premten me dy lojtarët e Lacios, Stefano Mauri dhe Kristian Broki, ndërsa më 12 prill do ta kenë radhën Daineli i Kievos dhe Milaneto i Padovës. Më 13 prill do të dalin para prokurorit Guido Salvini edhe Bertani i Sampdorias, por edhe kosovari Rijat Shala, që tashmë e ka lënë futbollin.
Ky skandal besohet se ka përfshirë rreth 30 futbollistë dhe në të dyshohen se janë trukuar ndeshje në Serinë B, madje edhe në Serinë A. Janë plot 3 zyra të prokurorisë italiane që po merren me këtë çështje dhe bëhet fjalë për ato në Kremona, Bari dhe Napoli. Mendohet se ngjarjet më dramatike do të zhvillohen në Bari ku do të merren në pyetje 19 lojtarë, nga të cilët 9 ish-futbollistë të skuadrës bardhekuqe të kryeqendrës puljeze.
Në skandal janë përfshirë edhe emra tepër të njohur si ish-sulmuesi i Italisë, Bepe Sinjori dhe ish-kapiteni i Atalantës, Kristiano Doni.