Ishulli i Realit te Madridit

Bëhet fjalë për një investim prej 1 miliardë dollarësh amerikanë. Nuk dihet kush e pati idenë, por Reali i Madridit dhe sundimtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe po nisin diçka krejt të pangjarë më parë në futboll. Ishulli Ras Al Haimah do të shndërrohet në një kompleks turistik supermodern që do të mbajë emrin e Realit të Madridit dhe që do të jetë gati pas 3 vjetësh. Presidenti madrilen, Florentino Perez, i shoqëruar në vizitën në Gjirin Persik nga Zinedin Zidan, është shumë i lumtur
“Në 2015, kur ishulli i Realit të Madridit do të hapë dyert, ne do të jemi në gjendje të vërtetojmë se ky është një projekt pionier, i pashoq në këtë pozicion gjeografik të jashtëzakonshëm ku miliona turistë nga e gjithë bota do të mahniten nga magjia e Realit të Madridit dhe nga një ofertë me cilësi të lartë dhe përvojë të këndshme”.
Sundimtari i këtij ishulli, Sheiku Saud bin Sakr al Kazimi, thekson një nga aspektet më pozitivë të këtij projekti.
“Jemi të lumtur që kemi Realin e Madridit këtu në Emirate. Dashuria për futbollin është diçka që i përket gjithë kombeve, që thekson ngjashmëritë, më shumë sesa dallimet”.
Pavarësisht nga spekullimet lidhur me aftësinë për t’u financuar ky projekt, palët e përfshira janë të bindura se kemi të bëjmë me një sukses. Në ishull do të ndërtohet një kompleks turistik me hotele dhe vila luksoze, një port jahtesh, infrastrukturë sportive si dhe një stadium 10 000 vendësh me njërën anë të hapur nga deti. Reali beson se 1 milionë turistë do ta vizitojnë ishullin vetëm në vitin 2015.