E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka ndodhur kurrë që qeveria të fshehë programin

11-09-2013 / Gazeta 55

Ish-kryetarja e Kuvendit, Topalli

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi dje në lidhje me programin e qeverisë së re. Në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se, “në mbi njëzet vite në parlament nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e re të mos dorëzojë në parlament programin e saj. Deri në ora 16 të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë protokolluar asgjë! Rama ka frikë nga mashtrimet e veta. Ai refuzon të përballet me gënjeshtrat e fushatës. Turp! E papranueshme!Fillim i mbrapshtë!”, shkruan Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›