Rama e filloi “rilindjen” duke fshehur programin

11-09-2013 / Gazeta 55
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu
Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thotë se Edi Rama e filloi rilindjen, duke fshehur programin. “700 pyetje dhe 3 ditë lexim të programit të qeverisë së PD, kanë bërë socialistët në 2005 para zhvillimit të seancës parlamentare për votimin e qeverisë. 230 ditë i pritëm vetëm vitin e fundit që të votonin 3 ligje për integrimin! Sot s’duan të na japin asnjë ditë për të kuptuar sa nga premtimet elektorale i kanë zbërthyer në program! Filloi Rilindja! Kjo është skena e parë!”, thotë Bregu.