S'ka pasur droga në gjakun e Winehouse

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 20:15
Amy Winehouse nuk ka pasur droga të paligjshme në gjak në momentin kur ka vdekur.
Këtë e ka konfirmuar vetë familja e saj, duke u thirrur në "rezultatet e toksikologjisë".
"Në organizmin e saj ka pasur alkool, por ende nuk është përcaktuar nëse alkooli i ka kontribuar vdekjes së Winehouse", thuhet në deklaratën e familjes.
Këngëtarja 27-vjeçare, e cila kishte luftuar me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit për vite me radhë, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, më 23 korrik.