E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfsburg ia mësyn Amaurit

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 20:37

Wolfsburg i është shtuar listës së ekipeve të interesuara për sulmuesin e Juventusit, Amauri, shkruan Sky Sport Italia. Ekipi gjerman po mendon ta përforcojë sulmin, pasi transferoi qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Sotirios Kyrgiakos, e mbrojtësin e majtë të Trabzonsporit, Hrvoje Cale.

31-vjeçari me nënshtetësi braziliane dhe italiane kërkohet nga disa klube nga Serie A, por rroga e tij prej 4 milionë eurosh në vit, që e merr te Bianconerët, është bërë problemi kryesor.

Palermo, Napoli e Genoa kanë lëvizur në këtë aspekt, ndërsa Parma, që e huazoi sezonin që shkoi, është tërhequr.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›