E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marnhac, shef i ri i EULEX-it

Bashkimi Evropian e ka emëruar për shef të misionit EULEX, francezin Xavier Bout De Marnhac, i cili më parë ishte në Kosovë në detyrën e komandantit të KFOR-it.

Vendimi i Bashkimit Evropian ka ardhur pas një rekomandimi të bërë nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Marnhac do të do të marrë detyrën e shefit të misionit EULEX nga 15 tetorit dhe do të jetë në këtë detyrë për një vit.

Me këtë rast, përfaqësuesja e BE-së Catherine Ashton ka vlerësuar se Xavier Bout de Marnhac ka njohuritë dhe përvojën e mjaftueshme për të menaxhuar në operimin për krijimin e një mjedisi ku sundon rendi dhe ligji.

“Përvoja e tij në administrimin e krizave dhe njohuritë e tij për situatën në terren përbën sfondin e duhur për të udhëhequr ULEX-in nëpër periudhën e ardhshme në të cilën misioni do të përballet me sfida të konsiderueshme në shtrirjen e mandatit në tërë Kosovën”, ka thënë Ashton.

Deri më tani në krye të misionit EULEX ka qenë francezi Yves de Kermabon, i cili po ashtu ka qenë komandant i KFOR-it.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›