Skadon afati i armëpushimit, në Siri vazhdojnë luftimet

Bombardime janë raportuar në qytetin e Homsit, teksa krisma janë dëgjuar edhe në kufirin me Turqinë dhe Libanin.
Sipas “BBC”-së, më shumë se 100 civilë janë vrarë të hënën, shumë prej të cilëve civilë. Damasku ka rënë dakord më parë se do t’i përmbahet zotimit për armëpushim por kërkon garanci të shkruar që edhe opozita do të dorëzojë armët para se t’i japë fund veprimeve të saj ushtarake.
Sipas planit gjashtë pikësh të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, Bashar Al-Asadi duhej të niste tërheqjen e trupave ditën e marte nga të gjitha qendrat e banuara në mënyrë që të mërkurën të vihej në jetë armëpushimi i plotë.
Por, Uashingtoni zyrtar tha mbrëmjen e së hënës se nuk kishte asnjë shenjë që regjimi i Asadit po lëviz në drejtim të paqes.
Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit, i cili hyn sot në fuqi parashikon:
1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.
2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.
3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.
4. Autoritetet duhet të rrisin ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.
5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.
6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.
/Start/F. Prroni/
2012-04-10 10:47