Kakavijë, arrestohet një grek me 20 kg drogë

Policia e Gjirokastrës bëri me dije se lënda narkotike u gjet në një automjet të një shtetasi grek, i cili është arrestuar.
Në pranga ra Antonio Dudalaqis, 24 vjeç, banor i Athinës. Sasia e drogës e ndarë në 17 pako, ishte fshehur në dyert e makinës. Lënda narkotike ishte marrë në Lazarat të Gjirokastrës dhe po transportohej në drejtim të Italisë. /Start/
2012-04-10 12:01