Kufizimet, pa drita nga 6 deri në 16 orë
Dimri ka nisur të firmosë me ditët e tij të ftohta këtë fund sezoni vjeshtor, por edhe me atë që jemi mësuar të përjetojmë çdo vit, mungesën e energjisë elektrike.
OSSH, kompania "e re" që ka marrë përsipër "të nxjerrë faqebardhë" Ministrinë e Energjetikës në privatizimin e Korporatës Elektroenergjetike, ka vendosur masa të reja kufizuese. Por ndërprerja e planifikuar e energjisë mohohet prej zyrtarëve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Megjithatë, çdo ditë kryeqytetit ka filluar t‘i mungojë energjia elektrike për katër orë e më shumë. Ndërsa në disa zona periferike të tij, të jetuarit pa drita ka filluar të bëhet pjesë e përditshmërisë. Ka pasur raste kur janë regjistruar edhe ditë me mungesa prej 11 orësh të energjisë elektrike.
Ky kufizim nuk do të kryhet mbi bazë të ndonjë njoftimi zyrtar të këtij operatori, që edhe qytetarët të mund të marrin masat. Ndërprerja e furnizimit me energji mësohet se do të jetë e herëpashershme, por jo më pak se katër orë në ditë.
Megjithatë duket se kryeqyteti do të duhet ta konsiderojë veten "me fat" për sa i përket këtyre kufizimeve. Burime në OSSH bëjnë të ditur se mungesën e energjisë elektrike do ta përjetojë i gjithë vendi dhe Tirana do të jetë më e privilegjuara edhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë dhe bizneseve. Në rajonet e tjera të vendit, kufizimet do të lidhen edhe me nivelin e arkëtimeve të energjisë, për të cilën korporata detyrohet të arrijë në detyrimet e përcaktuara nga ministria, me qëllim arritjen e kuotave për një privatizim të suksesshëm.
Në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes bëhet e ditur se do të jenë sërish zonat rurale ato më të goditurat nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Por edhe qytetet e tjera do të përjetojnë një kufizim energjie deri në gjashtë orë në ditë. Mungesa e dritave për konsumatorët familjarë është konstatuar edhe në orët e natës, kur dihet se konsumi i energjisë bie.
Gjeneratorët janë rikthyer po aq zhurmshëm sikundër u dëgjuan edhe një vit më parë nga ana e tregtarëve të bizneseve të vogla e të mesme në kryeqytet. Sektori i shërbimeve, ndër më të cenuarit nga mungesa e energjisë elektrike, ka nisur që të marrë masat e menjëhershme për të përballuar një stinë jo vetëm të ftohtë, por edhe "herë me drita e herë jo".
Nga ana tjetër, ata i druhen më shumë kostos së shërbimit që shumëfishohet nga kjo mungesë energjie elektrike. E ndonëse të imunizuar me mungesat e herëpashershme të energjisë, madje edhe me situata krize në shpërndarjen e saj, të gjithë i tremben orareve të paparalajmëruara të kufizimeve.
Shkodër
Mungesa e energjisë shkon
deri në 16 orë në ditë
Fshati Paçram në Rrethin e Shkodrës, që ndodhet pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës, vuan prej një muaji mungesën e energjisë elektrike për 16 orë në ditë. Situata e vështirë për këta banorë, ka bërë që drejtuesit e Partisë Demokratike dhe ata të Partisë Socialiste në fshat të reagojnë, duke i kërkuar Kryeministrit që fshati i cili njihet si bastion i të djathtëve dhe paguan në masën 90 për qind faturat e energjisë të mos diskriminohet, por të trajtohet njëlloj si të tjerët. I gjithë Qarku i Shkodrës po përballet prej disa ditësh me kufizime të ndjeshme të energjisë elektrike, që variojnë për qytetet deri në katër orë, ndërsa për fshatrat kufizimet arrijnë deri në 16 orë gjatë 24 orëve. Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit dhe faktit që në territorin e Qarkut të Shkodrës ndodhen dy nga hidrocentralet kryesore të vendit, ai i Komanit dhe i Vaut të Dejës, furnizimi me energji elektrike është i pakët dhe në pjesën më të madhe të ditës ka sjellë edhe mungesën e ujit të pijshëm. Fshati Paçram, që ndodhet midis Shkodrës dhe Lezhës, është një ndër më problematikët për sa i përket mungesës së energjisë. Banorët e fshatit janë të revoltuar, pasi e paguajnë rregullisht energjinë që konsumojnë. Të mbërthyer nga halli, fshatarët e zonës janë bashkuar si rrallëherë, të majtë e të djathtë, dhe kanë kërkuar me këmbëngulje heqjen e kufizimeve. Kryetari i Partisë Demokratike në fshat, Lush Deda, thotë se fshatarët ndihen të diskriminuar. Në të njëjtën linjë shprehet edhe kryetari i Partisë Socialiste për fshatin, Pjetër Dini, i cili thotë se gjendja nuk ndryshoi kur në pushtet erdhën demokratët, të cilët premtuan më shumë vëmendje për zonën e Shkodrës.