Skandal/ Bashkia e Tiranës zhduk 1.9 miliardë lekë të destinuara për strehimin

Skandal në Bashkinë e Tiranës, u zhdukën 1.9 miliardë lekë e mijëra qytetarë u lanë në mes të rrugës. Lojë shifrash me buxhetin e strehimit në Bashkinë e Tiranës. Në një kohë kur së paku 850 familje në nevojë duhet të kishin marrë çelësat e shtëpive, Bashkia e Tiranës është ende te projektet në letër, pavarësisht se ka marrë një fond prej 1.9 miliardë lekësh. Krahas kësaj shume, kryebashkiaku po tenton të tërheqë edhe financa të tjera nga donatorë të huaj, edhe pse jo vetëm që nuk ka ndërtuar asnjë nga 850 apartamentet, por as që ka hapur fare themelet.
Të pastrehët e Tiranës, që kanë kërkuar të trajtohen nga programet sociale të parashikuara këto në ligjin e strehimit, edhe pse vazhdojnë të aplikojnë në 8 vjet të drejtimit të Bashkisë nga Rama, askush prej tyre nuk ka marrë shtëpi. Në 7 vitet e mëparshme, nga Bashkia e Tiranës janë identifikuar 2 900 qytetarë që përfaqësojnë familje të pastreha, të identifikuara këto nga dokumentet e plotësuara prej tyre në Bashkinë e Tiranës, por që asnjëherë nuk kanë pasur fatin të pajisen me shtëpi. Janë të shumtë ato qytetarë që kanë mbetur të pastrehë edhe për faj të këtij institucioni që ka urdhëruar që shtëpive të tyre tju vihej ruspa se aty kishte rënë plani i një rruge. Megjithëse në bazë të ligjeve atyre duhej me patjetër tu jepte strehmi këtë gjë nuk e ka bërë në asnjë rast. Duket sikur ligji nuk ekziston për këtë institucion dhe vazhdon që për çdo ditë ta shkeli me të dy këmbët dhe arkën e parave të institucionit ta boshatisë në mënyrë korruptive duke zhdukur që aty miliona e miliarda lekë herë pas here.
1.9 miliardë lekë u gllabëruan nga Bashkia e Tiranës
Bashkia e Tiranës nuk jep asnjë shpjegim jo vetëm pse nuk është realizuar projekti prej 1.9 miliardë lekësh, por as se ku kanë përfunduar paratë e destinuara për të siguruar strehim për familjet në nevojë. Ndërtimi i apartamenteve për të pastrehët u miratua në një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit vitin e kaluar, për të cilin u caktua edhe fondi përkatës. Tani, Bashkia e Tiranës nuk ka as banesat, por as shumat marramendëse të destinuara për ngritjen e tyre. Në një nga mbledhjet e më vonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili u zhvillua me debate të ashpra mes socialistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë dhe kryesinë, u vu re se Bashkia ishte ende në fazën e projekteve fillestare. Bashkia ka marrë 3 vendime, të cilat derisa të realizohen (nëse do të realizohen ndonjëherë), duhet një kohë shumë e gjatë. Vendimet janë: "Për miratimin e marrëveshjes së nënhuasë ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Financave për Kredinë e marrë nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) për projektin "Ndërtimi i banesave për qëllim social"; "Për përfundimin e procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit"; "Për një shtesë në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 74, datë 27.12.2007 "Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut". Pra, siç shihet, duke u bazuar në këto vendime as edhe një familje nuk ka shanse të strehohet edhe për shumë kohë të tjera.
Bashkia nxjerr qytetarët në mes të rrugës, nuk ju jep strehim
Listës së të pastrehëve i shtohen çdo ditë emra të rinj. Më shume se 800 vende strehimi do të mundësoheshin në vitin që shkoi. Ky ishte premtimi i radhës i Bashkisë së Tiranës. Shoqëruar me një faturë financiare prej disa miliona lekë, me një vend ku do të ndërtoheshin godinat në zonën e ish-Kombinatit, gjithçka u bë akoma më e besueshme. Por kalaja e rërës do të shembej edhe më shpejt sesa gënjeshtra që e ndërtoi. Gjatë gjithë kësaj kohe, Bashkia jo vetëm që nuk ka përfunduar as edhe një banesë strehimi, por ka bërë të mundur nxjerrjen e shumë qytetarëve në mes të katër rrugëve. Madje, më e keqja është se ai i ka pohuar me gojën e tij që të vihen në radhë për strehim të gjithë atyre qytetarëve, që me të padrejtë ju ka prishur shtëpitë. Këtu mund të përmendim rastin kur shumë familje të lagjes së Ali Demit protestuan para Bashkisë për tju mos prishur shtëpitë. Mirëpo, ishte vetë Kryebashkiaku që pohoi me gojën e vet se Bashkia për këtë vit nuk ka pasur strehë. Mbase do të ketë nga fundi i vitit. Gjithsesi ju shënoni emrat dhe qëndroni në pritje të ndërtimit të banesave sociale dhe ndoshta aty do të arrini të merrni ndonjë shtëpi sipas rastit që do të merret në shqyrtim nga ana jonë. Pritje që nuk dihet se sa do të zgjasë, pasi këta qytetarë vazhdojnë të mos marrin asgjë nga Bashkia. Por këto qytetarë nuk janë të vetmit që Bashkia me pa të drejtë ju ka prishur shtëpitë duke i lënë në mes të katër rrugëve. Sipas ligjit këtyre qytetarëve Bashkia e Tiranës të paktën duhej ti gjente menjëherë strehim dhe gjithashtu duhej ti dëmshpërblente për dëmin e shkaktuar. Kjo ju takonte me gjithë të drejtat ligjore atyre pasi shtëpitë e tyre u prishën për shkak të zgjerimit dhe ndërtimit të rrugëve nga ana e Bashkisë. Në të vërtetë këto qytetarë nuk kanë marrë as edhe një lloj dëmshpërblimi apo strehimi nga ky institucion që ju vuri fadromën dhe i nxori nga shtëpitë e tyre. Më e keqja është se këto qytetarë nuk kanë arritur të zgjidhin gjë edhe pasi shumë prej tyre e kanë denoncuar këtë fakt në Gjykatën e Tiranës duke e paditur Bashkinë. Këto gjegje nuk kanë shërbyer për asgjë veçse për shtimin e kaluarit të vuajtjeve të qytetarëve pasi ligjet e Bashkisë kanë mposhtur ligjet e gjykatës, madje edhe ato të formës së prerë.
Last Updated on Tuesday, 23 June 2009 17:46