Konfirmohet zbulimi i dy planetëve të ngjashme me Tokën

Objektet "Kepler-20e" dhe "Kepler-20f" janë pjesë e sistemit të pesë planetëve, të quajtur "Kepler-20", i cili ndodhet në distancë përafërsisht njëmijë vite të dritës nga yllësia Lira. Supozohet se dy planetët janë ndërtuar nga shkëmbinjtë.
"Kepler-20e" është pak më i vogël se Venera, ndërsa "Kepler-20f" është pak më i madh se Toka.
Që të dy planetët ndodhen jashtë "zonës së ekzistimit të jetës", siç e quajnë shkencëtarët rajonin rreth yllit, në të cilin në hapësirën e planetëve mund të ekzistoj ujë, i domosdoshëm për fillim të jetës së mundshme.
Temperatura në planetin e parë arrin 760 gradë celzius, ku mund të shkrihet xhami.
Temperatura në planetin e dytë është rreth 427 gradë - identike me mesataren e Merkurit.
Tre objektet e tjera nga sistemi janë më të mëdhenj se Toka, por më të vegjël se Neptuni.