Beck, drejt largimit nga Hoffenheim

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 14:58
Pronari i Hoffenheimit, Dietmar Hopp ka bërë të ditur se mbrojtësi i krahut të djathtë Andreas Beck pritet të largohet nga klubi gjatë verës.
“Sinjalet qojnë drejt largimit. Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për Beckun, futbollist i kalibrit të lartë”, tha Hopp për Zeit Online.
Beck spekulohet se kërkohet nga Juventus, ndërsa kontrata e tij me Hoffenheimin skadon në verën e vitit 2012 por klubi gjerman ka opsionin e vazhdimit të marrëveshjes edhe për një vit tjetër.