Skandal me përmasa evropiane në bastet e futbollit
Autori i Lajmit: Redaksia
Në Gjermani janë arrestuar 15 persona, (2 në Zvicër) për shkak të trukimit të 200 takimeve të futbollit në Evropë. Besohet se këta persona kanë trukuar rezultatet e ndeshjeve në Kupën e Kampioneve dhe rezultate në 12 liga kombëtare evropiane. Zyrtarët e futbollit nga Gjermania kanë bashkëpunuar me njerëzit nga UEFA për të zbuluar grupin ndërkombëtar të dyshuar për trukim të ndeshjeve dhe fitime në baste. Prokuroria gjermane tha se nga bastet e paligjshme janë prekur edhe 32 ndeshje në Gjermani. Ndër to dy ndeshje në ligën e dytë, 3 në ligën e tretë dhe 18 në ligat rajonale. Deri tani nuk ka të dhëna për skandale me baste në ligën e parë të Gjermanisë. UEFA thotë se ky është skandali më i madh që ka goditur ndonjëherë Evropën. Policia ka njoftuar të premten se më tepër se 50 bastisje janë kryer në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Britani, kurse dëshmi, para dhe gjëra me vlerë janë konfiskuar. Autoritetet besojnë se kanë arrestuar liderët e një bande, e cila dyshohet për manipulimin e ndeshjeve në pika bastesh. Asnjë identitet nuk është publikuar, edhe pse thuhet se rreth 200 persona janë të dyshuar për këtë vepër penale. “UEFA do të kërkojë sanksionet më të ashpra para gjykatave kompetente për çdo individ, klub ose zyrtar të përfshirë në këtë çështje”, - tha sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, në një komunikatë. Mediet gjermane kanë njoftuar se dy vëllezër kroatë, të dënuar për skandalin e trukimit të ndeshjeve në vitin 2005 në Gjermani janë në mesin e atyre që janë arrestuar të enjten. Drejtuesit e bandës dyshohet se u kanë dhënë ryshfet futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë për trukimin e ndeshjeve dhe besohet se kanë përfituar së paku 10 milionë euro. “Shifra mund të jetë edhe më e lartë, sepse autoritetet thonë se numri i ndeshjeve të prekura mund të jetë më i madh,” - ka thënë shefi i policisë në Bochum, Friedhelm Atlhans. Hetimet kishin filluar në janar dhe ishin nisur nga UEFA. Kreu i shërbimeve disiplinore në UEFA, Peter Limacher, ka thënë se beson që ky është skandali më i madh i trukimit të ndeshjeve që ka goditur ndonjëherë Evropën. Sistemi detektues monitoron të gjitha garat e UEFA-s, divizionet e para dhe të dyta kombëtare për rezultate të dyshimta. “Ky sistem tashmë ka sjellë frytet e tij. Ne do të vazhdojmë luftën kundër çdo forme të korrupsionit në futbollit evropian me zero tolerancë”, - shtoi Infantino.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009