E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal ne Tirane vajza te mitura bejne prostituten ne hotel Rogner Europapark

Shfrytezohet e mitura si prostitute kapet ajo vete dhe tutori i 3 vajzave

Tirane 26 Nentor 2010 NOA - Shfrytezonte nje 17-vjecare si prostitute arrestohet tutori. Liqeni II u kodua operacioni ne pranga te te cilit rane Faket Begani 21-vjec lindur e banues ne Tirane si dhe shtetasja me iniciale K.V 17 vjec banues ne Tirane e cila shfrytezohej per te prostituuar. Dy personat ishin shpallur prej disa ditesh ne kerkim nga policia.

Mesohet se vajzat dergoheshin ne dy hotelet luksoze Rogner dhe Grand ndersa per cdo akt tutoret e tyre merrnin 100-200 euro.

Sipas policise Begani ne bashkepunim edhe me Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushin tashme te arrestuar kane shfrytezuar per prostitucion per nje periudhe 6 mujore tre shtetase me iniciale Z.M 21 vjec F.C 17 vjec dhe K.V 17 vjec me banim ne Tirane. Policia ben me dije se per shkaterrimin e ketij rrjeti ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte regjistruar procedimi penal ne ngarkim te tyre i cili eshte ndjekur me metoda speciale hetimi.

Nga hetimi i bere deri me tani ka rezultuar se klientet siguroheshin nga shtetasit Faket Begani Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi me qellim shfrytezimin e tyre kundrejt pageses ne hotele te ndryshme ne Tirane.

Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te shfrytezimit te prositucionit dhe prostitucion.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›