E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në tenderin për OSSH-në

Nga katër kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e OSSH-së, në garë mbeti vetëm një, e cila edhe e fitoi tenderin. Kështu, çekët e kompanisë energjetike “CEZ” janë shpallur pronarët e rinj të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, duke ofruar 102 milionë euro. Edhe ky duket si një nga tenderët e dyshimtë të zhvilluar shpeshherë nga METE, ku gjatë rrugës “humbin” shumë kompani, ndërkohë që në fund mbetet vetëm njëra, e cila fiton garën. Gjatë ditës së djeshme u tha se duheshin tri ditë për të shpallur fituesin e tenderit, por çudia ndodhi që fituesi i mbetur i vetëm në garë u shpall brenda ditës. Në garë mbetën vetëm çekët e kompanisë energjetike “CEZ” dhe italianët e “Enel”, ndërkohë që këta të fundit doli se nuk kishin paraqitur plan-biznesin e kërkuar, si dhe kishin shumë mangësi të tjera në dokumentacion. Nga dy kompanitë e tjera, njëra konsiderohej “e zhdukur”, ndërsa kompania tjetër, ajo austriake “Stetmarker Energy”, nuk ka paraqitur dokumentacionin e duhur lidhur me ofertën teknike, çka e përjashton automatikisht nga gara. Madje, duhet përmendur fakti se “Stetmarker Energy” duket sikur e ka injoruar METE-n, duke dërguar dosjen boshe pa asnjë dokumentacion. Dje, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u mblodh Komisionit i Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e OSSH-së, i cili pas hapjes së dosjeve me ofertat përkatëse të dy kompanive të mbetura në garë, u mblodh për të vlerësuar ofertën më të mirë dhe publikimin e saj në një afat të papërcaktuar. Pas vlerësimit të ofertave teknike, komisioni do të mblidhet përsëri për të hapur dosjet e tjera të paraqitura në METE lidhur me përcaktimin e ofertave financiare.Skandali me procedurën e tenderitGjatë ditës së djeshme, në METE u hapën vetëm dosjet, të cilat përmbanin ofertat teknike të kompanive të mbetura në garë, ndërkohë që hapja e dosjeve të ofertave financiare do të realizohej publikisht pas shpalljes së fituesit të “teknikës”. Por duket që Komisioni i Tenderimeve në METE është nxituar për të shpallur fituesin, i cili tashmë mund të quhet fitues me prokurim të drejtpërdrejtë, pasi të gjithë rivalët në garë janë përjashtuar për efekt dokumentacioni e të tjerë kanë humbur rrugës. Kush është “CEZ Group”?Grupi energjetik “CEZ” është një nga kompanitë më të mëdha energjetike në Çeki, pasi prodhon rreth 3/4 e energjisë së përgjithshme në vend. Aktualisht, kompania operon me dy plantacione energjetike nukleare, 34 hidrocentrale, si dhe një plantacion diellor të prodhimit të energjisë. Biznesi shqiptar kundër privatizimitLidhur me privatizimin e OSSH-së ka reaguar edhe bashkimi i bizneseve të Konfindustrisë Shqiptare, duke vënë në dukje se privatizimi i OSSH-së nuk duhet të bëhet duke u nxituar dhe të merren në konsideratë të mirëfilltë të gjithë kriteret që përcaktojnë kompanitë. Sipas Konfindustrisë, privatizimi i menjëhershëm mund të sjellë probleme në afatgjata. Më tej bizneset janë shprehur të interesuar lidhur me marrjen pjesë në tender, por kjo vetëm nëse tenderi do të shtyhej në një datë tjetër, duke i lënë kohë sipërmarrjes shqiptare të vlerësojë situatën dhe kushtet e privatizimit.   “Stetmarker Energy” ka qenë njëra nga katër kompanitë në garë që ofronte si çmimin më të mirë, ashtu edhe kushtet teknike në nivel më të lartë. Kompania në fjalë duket sikur e ka injoruar Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, duke i dorëzuar një dosje bosh, pa asnjë dokumentacion përkatës. Pikat që përjashtuan “Enel”-in1- Mungon “Plani i Biznesit” i kërkuar në pikën (VIII) të paragrafit 3.1.1 të seksionit 3.1 Përgatitja e ofertave, të “Udhëzimeve për ofertuesit”.2- Teksti i formës së aplikimit në tender nuk i përmbahet aneksit 15 të “Udhëzimeve për ofertuesit”3- Mungon drafti i Marrëveshjes për Blerjen e Aksioneve me komentet e kufizuara 4- Forma e konfirmimit të kushteve minimale të detyrueshme të perfomancës teknike, dorëzuar nga shoqëria italiane “Enel SpA”, nuk është në përputhje me aneksin 17 të “Udhëzimeve për ofertuesit”.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›