E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda kërcënon për sulme gjatë Botërorit 2010

Al Kadea kërcënon me sulme të reja gjatë “Botërorit 2010”. Në shënjestër janë kampionët e botës por dhe skuadra e Shteteve te Bashkuara. Rrjeti televiziv CBS ka hedhur një njoftim në internet, në të cilin Binladen thotë se ka në shënjestër kombëtaret e SHBA, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

"Cfarë surprize do të ishte kur në një takim të SHBA me Anglinë, në transmetim direkt do të dëgjohet në një stadium i mbushur plot me spektatorë, zhurma e një shpërthim dhe do të jenë dhjetëra, mijëra kufoma", thuhet në njofitm. Ndeshja mes SHBA dhe Anglisë, në Grupi C, do të luhet në stadiumin e Rustenburgut, në 12 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›