E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakers në epërsi

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 09:58

Los Angeles Lakers kanë kaluar në epërsi prej 3-2 me ndeshje, pasi e mposhtën New Orleansin në duelin e pestë të play-offit.

Kobe Bryant realizoi 19 pikë dhe ishte më i miri tek ekipi verdh e kaltër, të cilit i nevojitet edhe një fitore për të kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

Derrick Rose e ka udhëhequr Chicagon drejt fitores vendimtare ndaj Indianas (4-1), e cila kështu eliminohet nga play-offi.

Bulls në gjysmëfinale të Lindjes e presin fituesin ndërmjet Atlantas e Orlandos. Aktualisht Hawks udhëheq 3-2 me ndeshje.

L.A. Lakers-New Orleans 106-90 (3-2)
Los Angeles Lakers: Bryant 19
New Orleans: Ariza 22

Chicago-Indiana 116-89 (4-1)
Chicago: Rose 25
Indiana: Granger 20

Orlando-Atlanta 101-76 (2-3)
Orlando: Richardson 17
Atlanta: Smith 22.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›