E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan në situatë të vështirë

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 10:01

Trajneri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores, e ka krahasuar situatën e sulmuesit uruguaian Diego Forlan me atë të Zlatan Ibrahimovicit në Barcelonë gjatë sezonit 2009-2010.

Forlan e ka humbur pozitën e titullarit në ndeshjet e fundit dhe është ulur në bankinë, njëjtë si suedezi në pjesën e dytë të sezonit në Camp Nou.

“Është punë e imja që t’i ushtroj lojtarët dhe t’i marr vendimet. Nuk e kam humbur besimin te ndonjëri lojtar, por duhet të jem i sigurt nëse i vendos në fushë lojtarët më të mirë. Forlan e ka humbur vendin e titullarit, por lufta për ekipin e parë vazhdon. Situata e tij aktuale mund të krahasohet me atë të Ibrahimovic në Barcelonë sezonin e kaluar”, tha Flores për të përditshmen As.

31 vjeçari këtë sezon dështoi ta gjente formën më të mirë, pasi u kthye në Atletico nga Botërori i Afrikës së Jugut, ku e kishte fituar çmimin ‘Topi i Artë’ si golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Uruguaiani mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›