Na kushtuan gabimet

Trajneri i Schalkes, Ralf Rangnick, thotë se dy gabime i kushtuan ekipit të tij në humbjen nga Manchester United në shtëpi me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ryan Giggs e Wayne Rooney ishin kreatorë të fitores së ‘Djajve të Kuq’, të cilët e shohin më afër finalen e Wembleyt.
“Ne morëm dy gola sepse e humbëm disiplinën taktike dhe bëmë dy gabime të rënda, të cilat nuk është dashur t’i bënim në një ndeshje të këtij niveli”, tha Rangnick për mediat gjermane pas ndeshjes.
Edhe pse Man Utd luajti më mirë, Schalke e nisi furishëm ndeshjen. “Luajtëm shumë mirë në 15 minutat e para, por pas kësaj mbrojtja jonë ishte e shpërqendruar. Ata e sulmuan portën tonë, por portieri ynë ishte i madh në pjesën e parë. Thonë se është portieri më i mirë në botë, ai e vërtetoi këtë sonte”, shtoi ai.
Rangnick e di se gjasat për kualifikim të skuadrës së tij për t’u kualifikuar në finale janë minimale, por ai ka një çikë shprese për një mrekulli.