Xhaferraj:Shqipëria është vizituar nga 3 milion e gjysёm vizitorё
Shqipёria pёr gjatё vitit 2010 ёshtё vizituar nga 3 milion e gjysёm vizitorё. Kёshtu u shpreh ministri i Turizmit, Kulturёs,Rinisё dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, nё njё konferencё tё mbajtur nga Shoqata Shqiptare e Turizmit. Xhaferri vuri theksin se pёr gjatё vitit 2011 duhet bёrё mё shumё nё drejtim tё cilёsisё sё investimeve, nё edukimin dhe trainimet turistike, pёr tё pёrmirёsuar kushtet, pёr turistёt qё zgjedhin Shqipёrinё pёr tё kaluar pushimet e tyre.
Ndёrsa pёr sa i pёrket ligjit tё turizmit, Xhaferri deklaroi se ai ёshtё nё fazёn e diskutimit me grupet e interesit. Ky ligj parashikon harmonizimin e iniciativave private vendase dhe tё huaja. Pёrgjatё konferencёs u ndanё edhe çmimet pёr Turizmin pёr vitin 2010, çmimin pёr Produktin me Turizёm e mori Bashkia e Korçёs, atё tё Shёrbimit nё Turizёm, destination Albania” dhe çmimin pёr Promovimin e Turizmit e mori “Celёsi SH.P.K”.