Muaji i Dhimitёr Anagnostit
Arkivi Qendror Shtetёror i Filmit, nisi tё mёrkurёn shfaqjen e filmave dhe dokumentarёve tё regjizorit tё mirёnjohur Dhimitёr Anagnostit. Muajin janar kjo qёndёr ia ka kushtuar regjizorit Anagnostit me rastin e 75 vjetorit tё tij tё lindjes.
“Motive nga dita e dielё”, ishte dokumentari i parё qё u shfaq. Ky dokumentar i regjizorit ёshtё ndalur tё shfaqet nё vitet e komunizmit sёbashku me dokumentarin “Perjetёsia” i cili u quajt modernist pёr kohёn pёr shkak tё karakterit tё veçantё regjizorial. Drejtoresha e arkivit tё filmit, Elvira Diamanti u shpreh se pёr tre javё do tё shfaqen realizimet mё tё mira tё regjizorit Anagnosti.
Regjizori Anagnosti do tё jetё vetё i pranishёm pёrgjatё tё gjithё projeksioneve, i cili do tё zhvillojё edhe biseda dhe diskutime me studentё tё akademisё sё filmit dhe kineastё. Anagnosti ka realizuar shumё filma ku mund tё pёrmendim “Kthimi i ushtrisё sё vjetёr”, “Gjoleka, djali i Abazit”, “Pёrrallё nga e kaluara”, “Nё shtёpinё tonё”, “Lulёkuqe mbi mure” etj.