E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia, Ukrainës: Do t‘ju lëmë pa gaz

Gjiganti rus i gazit, "Gaz
prom", ka ripërsëritur
dje kërcënimin e saj për
ndërprerjen e furnizimit me gaz
të Ukrainës në 1 janarin e ardhshëm,
duke bërë të ditur se një
debat në lidhje me disa pika të
kontratës së furnizimit mes dy
vendeve ka arritur në një fazë finale.
Presidenti rus, Dimitri
Medvedev, tha se Ukraina do të
përballet me sanksione, në rast
se nuk i paguan borxhet e saj të
shkuara "deri në rublën e fundit".
Zëdhënësi i "Gazprom", Sergei
Kuprijanov, theksoi se debati
mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do
të shkaktojë probleme me
shpërndarjen e gazit në Evropë
dhe se të gjitha detyrimet ndaj
kësaj të fundit do të zbatohen
deri në fund. Ukraina i detyrohet
Rusisë 1.67 miliardë dollarë
për gazin dhe 450 milionë të
tjera gjobitje të vëna për vonesat
e pagesës nga ana e "Gazpromit".
Ky i fundit e ka mohuar
arritjen e ndonjë marrëveshjeje
me Kievin në lidhje me shtyrjen
e pagesës, çka bie në kontradiktë
me një njoftim të mëparshëm
të Presidentit të vendit, Jushçenko.
Të martën, Kryeministri rus,
Vladimir Putin, paralajmëroi
tregun botëror, se epoka e gazit
me çmime të lira ka marrë fund
njëherë e mirë, sepse kostoja e
nxjerrjes dhe përpunimit të tij
është rritur shumë. Pak ditë më
parë, ndryshe nga thëniet e
djeshme, Putin paralajmëroi
Evropën në lidhje me çrregullime
në shpërndarjen e gazit,
për shkak të problemeve të mospagesës
me Ukrainën. Bashkimi
Evropian merr 42% të gazit
nga Rusia, kryesisht përmes
gazsjellësve që kalojnë nëpër
Ukrainë. "Nëse nuk do të nënshkruhet
një kontratë për vitin
2009 me Ukrainën, atëherë ne
nuk do të shpërndajmë më gaz
në këtë vend", deklaroi në Kiev
përfaqësuesi i "Gazpromit". Sipas
tij, situata ishte shumë kritike
dhe kërkonte ndërhyrje të
menjëhershme të Ukrainës,
përndryshe problemet që nga 1
janari do të ishin mjaft të
mëdha. Për Presidentin
Medvedev, i cili foli dje gjatë në
televizionin rus, nuk do të kishte
më furnizime për Ukrainën
pa pagesë, porse sido që të shkonin
punët, furnizimi i
Evropës me gaz nuk do të kishte probleme. "Ukrainasit duhet
të paguajnë për gazin që kanë
marrë dhe duan të marrin deri
në rublën e fundit, nëse nuk do
të duan të përballen me sanksione
dhe me një mungesë gazi
në mesin e acarit", ka thënë
Medvedev. Ndërsa sipas Presidentit
ukrainas, problemi me
Rusinë është zgjidhur, pasi një
pjesë e borxhit do të paguhet.
Por kjo është hedhur poshtë nga
rusët. Analistët thonë se Kievi
do të luftojë deri në fund për të
gjetur paratë për të paguar
gazin, që është shumë vital për
industrinë dhe për ngrohjen e
popullatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›