Skandali, OSSH u shit 28 milionë euro
Për privatizimin e OSSH, qeveria ka fituar 28 milionë euro dhe jo 102, sikurse thotë publikisht. Pas faljes së borxheve, me vlerë rreth 57 milionë euro, qeveria shqiptare, një muaj para firmosjes së kontratës me CEZ, bën një tjetër lëshim, duke e ulur akoma e më shumë vlerën reale të ofruar nga çekët në tenderin e shtatorit. Me një VKM, që mban datën 11 shkurt 2009, qeveria detyron KESH-in, që energjinë elektrike t‘ia shesë OSSH-së me çmim 12 euro për megavat, kur në tregun e lirë, kushtonte mesatarisht 45 euro. Sipas modelit të tregut mbi energjinë, miratuar në vitin 2008 nga Enti Rregullator, OSSH është e detyruar që energjinë elektrike të munguar nga humbjet në rrjet, ta blejë në treg të lirë përmes një tenderi. Pra, KESH e furnizon OSSH-në me çmime të përcaktuara nga ERE, që është 12 euro për megavat (1.61 lekë për kilovat/orë), kurse për ato sasi shtesë që i nevojiten Shpërndarjes, si efekt i humbjes në rrjet, ia shet me çmim tregu. Por duke i blerë me çmimin e tregut rajonal edhe sasitë shtesë, rëndonte më shumë financat e OSSH, e cila për vitin 2008, rezultoi me një humbje katastrofike prej gati 60 milionë eurosh. CEZ nuk do ta pranonte një fakt të tillë, duke detyruar edhe një herë qeverinë që të lëshonte pe. Kryeministri Sali Berisha me një vendim të posaçëm, pasi e pastroi nga borxhet OSSH-në, duke ia kaluar KESH-it, pranon dhe kushtin tjetër, i cili rëndoi akoma e më shumë Korporatën Elektroenergjetike dhe favorizoi Shpërndarjen, e cila një muaj më pas, kaloi zyrtarisht në pronë të CEZ. Falja e dytë kushtoi rreth 17 milionë euro, duke e çuar në total 72 milionë euro (përfshi 57 milionë euro borxhe të falura). Pra, CEZ bleu një kompani të pastër nga borxhet dhe me treg e çmime të garantuara, falë KESH-it.
Manovra
CEZ mund të ketë dhënë 102 milionë euro, por 74 milionë prej tyre janë siguruar falë lëshimeve që ka bërë pala shqiptare. Po të flasësh në gjuhën e bilancit, çekët kanë nxjerrë nga xhepi 28 milionë euro, pasi të tjerat ia ka dhënë qeveria shqiptare, thjesht e vetëm për të krijuar në opinion bindjen e suksesit dhe se nga privatizimi u fituan 102 milionë euro. Rreth 430 mijë megavat energji elektrike, që OSSH do t‘i blinte në tregun e lirë me çmim mesatar 40 euro në janar-prill, i mori nga KESH për 12 euro, kur vetë Korporata i kishte të garantuar se do t‘i shiste në Kosovë dhe Greqi. Modeli i tregut të energjisë, miratuar nga qeveria si mundësia për ta futur Shqipërinë në tregun rajonal, përmban disa parime të qarta të lirisë ekonomike. Për të zbutur efektin mbi konsumatorin, çmimi i energjisë për sasitë e shitura nga KESH tek OSSH caktohen nga ERE. Siç dihet, jo e gjithë sasia që OSSH merr nga KESH shkon për konsumatorin, pasi një pjesë vidhet, ndërsa tjetra humbet në rrjet. Në total janë 32 për qind energji e humbur, që OSSH duhet ta zëvendësojë, por kësaj here duke mos ia blerë sërish KESH-it me çmimin e ERE-s, por me tender dhe në treg të lirë. Në këtë pikë, KESH, ka të drejtë që tepricën ta shesë në rajon me çmim më të lartë se 12 euro, duke garantuar fitim dhe përmirësim të performancës financiare.
Sasia
Rreth 430 mijë megavat energji elektrike, që OSSH do t‘i blinte në tregun e lirë me çmim mesatar 40 euro në janar-prill, i mori nga KESH për 12 euro, kur vetë Korporata i kishte të garantuar se do t‘i shiste në Rajon
VKM e parë
Më 11 shkurt 2009, qeveria merr vendimin, që detyron KESH-in t‘ia shesë energjinë elektrike OSSH-së me çmimin e përcaktuar nga ERE, rreth 12 euro për megavat. "Sa kohë që OSSH është shoqëri shtetërore, energjia elektrike, që prodhohet nga KESH, mbi kërkesën e furnizuesit publik me pakicë, i shitet OSSH, për mbulimin e humbjeve, në sasinë që kërkohet prej saj. Çmimi i shitjes do të jetë ai i miratuar nga ERE", thuhet në VKM-në, duke shtuar se, efekti i zbatimit të vendimit shtrihet më 1 janar
VKM e dytë
Më 30 prill, pasi qëllimi u arrit, qeveria merr vendimin e dytë, duke ndryshuar sërish modelin e tregut. "Sa kohë që OSSH është shoqëri shtetërore, energjia elektrike, që prodhohet nga KESH, mbi kërkesën e furnizuesit publik me pakicë, i shitet OSSH, për mbulimin e humbjeve, në sasinë që kërkohet prej saj. Çmimi i shitjes, duke filluar nga 1 maji, do të jetë në bazë të tregut", thotë VKM-ja, miratimi i të cilës u bë pak kohë, para se marrëveshja e privatizimit të OSSH të hynte në fuqi
Fazat
12 shtator 2008
Qeveria deklaron se ka vendosur shtyrjen e afatit për zhvillimin e tenderit për privatizimin e OSSH-së
17 shtator 2008
Në mënyrë të papritur, qeveria ndryshon modelin e privatizimit për shitjen e 76 për qind të aksioneve
29 shtator 2008
Shpallet fituese oferta e kompaninë CEZ, me vlerë 102 milionë euro dhe plan investimi 200 milionë
1-2 tetor 2008
Berisha deklaroi i befasuar se priste një ofertë 20 milionë euro, kurse IFC tha se OSSH vlente më pak
20 tetor 2008
Qeveria aprovon shitjen e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, duke njohur vendimin e komisionit në tender
19 nëntor 2008
Pas privatizimit, Ruli deklaron për herë të parë se rritja e çmimit të dritave ishte e pashmangshme
21 dhjetor 2008
Vijojnë negociatat për finalizimin e kontratës, ndërsa ministri i Energjetikës pranon se janë hasur vështirësi
15 janar 2009
ERE miraton Deklaratën Rregullatore, duke shmangur rritjen e dritave në mars dhe shtyrjen për në 2010
3 mars 2009
Negociatat vijojnë ende, pas 5 muajsh nga tenderi, ndërsa mësohet se shqetësim për CEZ mbetet roli i ERE
11 mars 2009
Firmoset marrëveshja për shitjen e 76 për qind të aksioneve, por ende mbeten të paqarta detajet e privatizimit
14-15 mars 2009
Qeveria hesht, por mësohet nga CEZ se negociatat për marrjen plotësisht të OSSH do të vijojnë për 3 muaj
23 prill 2009
Kuvendi i Shqipërisë miraton përfundimisht privatizimin e OSSH me vlerë 102 milionë euro nga kompania CEZ
16 maj 2009
Autoriteti i Konkurrencës i jep dorën e fundit procesit të privatizimit, duke aprovuar marrëveshjen
29 maj 2009
Hyn në fuqi marrëveshja. Zyrtarisht dhe në të gjitha format, CEZ merr kontrollin e 76% të aksioneve të OSSH
Procesi
Vendimi i qeverisë "pastroi" OSSH-në në kurriz të KESH-it
Kontrata, si u falën 57 milionë euro borxhe
Bëhet fjalë për rreth 7.7 miliardë lekë borxhe të falura që OSSH kishte ndaj bankave me qëllim investimi. Vendimi u mor në fillim të muajit mars, shumë pak para nënshkrimit të kontratës me çekët e CEZ për shitjen e 76 për qind të aksioneve të OSSH. Vlera e konvertuar në valutë del rreth 57 milionë euro, duke e ulur ndjeshëm ofertën e 102 milionë eurove.
Sipas VKM nr.862, datë 20.12.2006, "Për krijimin e Shoqërisë ‘Operatori i Sistemit të Shpërndarjes‘ sh.a.", KESH duhej të ndante divizionin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të krijonte shoqërinë "Operatori i Sistemit të Shpërndarjes" (OSSH) sh.a. Me një Vendim të dytë, nr.436, datë 8.4.2008, qeveria bëri shtesa e ndryshime në VKM-në e parë, ku, më e rëndësishmja ishte se, në fund të pikës 5 shtoheshin këto fjalë: "… me përjashtim të pjesës së detyrimeve, që lidhen me huatë/kreditë afatgjata nga donatorët e huaj, që janë disbursuar dhe materializuar, dhe që do të materializohen në të ardhmen si pjesë e aseteve të OSSH sh.a-së, në kuadër dhe në zbatim të projekteve e të marrëveshjeve përkatëse me kreditorët e huaj, sipas të cilave KESH sh.a.-ja do të mbetet në rolin e kredimarrësit ose të nënkredimarrësit, kur kredimarrëse është qeveria".
Negociatat kishin nxjerrë në pah disa problemeve në aspektin financiar të OSSH, duke e detyruar qeverinë të bindë CEZ se privatizimi ia vlente, nëse i falte borxhet. "Nga ky rregull bëjnë përjashtim kreditë, ndërmjet KESH, sh.a-së, dhe Bankës Evropiane të Investimit, në shumën 2,3 miliardë lekë, dhe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, në shumën 2,68 miliardë lekë, sipas specifikimeve, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, detyrimet e të cilave nuk do t‘i transferohen OSSH", thuhet në vendim, duke shtuar se "asetet e financuara nga kreditë afatgjata, të përfunduara gjatë vitit 2008, nga KESH, sh.a-ja, për OSSH, sh.a-në, në shumën 1,1 miliardë lekë, t‘i transferohen Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sh.a-së, dhe të regjistrohen në pronësi të këtij operatori". Duke mos mjaftuar kjo, qeveria shton se, detyrimet afatshkurtra, për blerjen e energjisë elektrike dhe tarifën e transferimit, që OSSH ka, respektivisht, ndaj KESH dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), deri në shumën 1 miliard lekë, të shuhen dhe të pasqyrohen si rritje kapitali e OSSH, kurse shuma prej 0,53 miliardë lekë, që i korrespondon pagimit të huave afatgjata, në vitin 2008, nga KESH, të pasqyrohet si rritje kapitali për OSSH. Pra, në total detyrimet e falura shkojnë në 57 milionë euro, gati 60 për qind ulje të çmimit të shitjes.