E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Lirisë, 10 vjet pas

10 vite më parë, në datat 12 dhe 13, pamjet që u transmetuan nga Kosova ishin kthimi i valëve të refugjatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia. Lajmet që shënojnë këtë ngjarje ishin fundi i një krize humanitare, kriza e fundit me përmasa të eksodit biblik.

Pamjet që e kanë identifikuar Kosovën para 10 viteve janë mikpritja madhështore prej shpëtimtari e ushtarëve të KFOR-it dhe futja e ushtarëve me uniformë të UÇK-së. Po ashtu, pamje të cilat shpesh e përkujtojnë këtë datë janë edhe ikja tej kufirit e forcave të armatosura të Serbisë, që e lëshuan territorin e Kosovës me krenari false.

10 vjet më pas, në datat 12 dhe 13, Kosova do të transmetojë pamje të tjera... me rastin e Festivalit të Lirisë, "news feeds" që do të vijnë nga Kosova, do të kenë imazh krejt ndryshe. Këto pamje do të paraqesin performancën e shkëlqyer të rep yjeve nga New York, Mathod man dhe Red Man, të cilët në datën 12 do ta "çartin" kryeqytetin tonë. Pamje dhe tinguj, të cilat do të eksportohen nga Kosova, do jenë një turmë të rinjsh, që do të tingëllojë gjithsesi më optimiste se ato të para 10 viteve.

E mira e këtij festivali qëndron te fakti se do të tregojë që Kosova nuk është më vendi i cili vetëm eksporton refugjatë dhe krizë në vendet fqinje. Por importon vlera e tinguj të mirëfillta të muzikave në zhanre të ndryshme.

Pozitiviteti tjetër i këtij festivali ndikon jo vetëm në përmirësim, por e fut gjithashtu Kosovën në hartën e ngjarjeve kulturore të Evropës. Dhe për pasojë, shumë të rinj nuk do të kenë nevojë që në mënyrë të përhershme t‘i vizitojnë shtetet e Ballkanit për të dëgjuar të preferuarit e tyre, pasi ky festival do të organizohet çdo vit dhe "line-up" i Festivalit të Lirisë do të pasurohet. Me këtë festival, qeveria e Kosovës, me kontributin e saj dhe të disa firmave të tjera, po ndikon direkt në ndreqjen e imazhit të Kosovës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›