Cilësi e dobët e nxënësve në nota dhe në kalueshmëri
Në analizën e punës së Drejtorisë Arsimore të Rrethit të Tiranës të mbajtur për semestrin e parë janë raportuar edhe statistikat e treguesve të arsimit parashkollor, por edhe atij të mesëm. Aktualisht, priten të përpunohen dhe më pas të bëhen publike edhe analizat e fundit të semestrit të dytë pas përfundimit të shkollës në të dyja këto cikle studimi. Por në asnjërin prej tyre të dhënat nuk duken shumë premtuese, sidomos për sa i përket çështjes së cilësisë së nxënësve. Kjo e fundit reflektohet në notën mesatare të përgjithshme të llogaritur nga specialistët e Drejtorisë Arsimore. Nga të dhënat e raportuara, të cilat janë krahasuar me shifrat e së njëjtës periudhë të një viti më parë, bëhet e ditur se nga 5839 fëmijë vjet numri në sistemin e arsimit parashkollor për rrethin e Tiranës ka arritur në 6134 sivjet. Ndërsa në arsimin 9-vjeçar nga 34465 në 37507 nxënës. Përqindja e kalueshmërisë së tyre është respektivisht nga 85 në 88.5%. Kurse nota mesatare e regjistruar në shkallë rrethi për këtë sistem shkollor arrin nga 7 në 7.1.
Gjithashtu, në arsimin e mesëm numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e rrethit të Tiranës nga 7629 një vit më parë ka zbritur deri në 5720. Ky frekuentim më i ulët ka njohur vetëm pak pikë rritje në përqindjen e kalueshmërisë nga 54% një vit më parë në 58.4% këtë vit. Gjithsesi, sërish konsiderohen mbetës gati gjysma e këtyre të rinjve të paktën për semestrin e parë të shkollës. Tejet i ulët paraqitet edhe niveli i notës mesatare që ka variuar nga 6.2 një vit më parë në 6.4 pjesën e parë të këtij viti.