Kombinat, 23 vjecari kapet me 27 doza heroine

Tiranë, 12:09, NOA – Forcat e Policisë kanë mundësuar kapjen në flagrancë të 23-vjeçarit Fatjon Tafmizi, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, atij iu gjet 5.4 gramë lëndë narkotike me gjithë ambalazh, e ndarë në 27 porcione, të mbushura me pluhur me aromë si të lëndëve narkotike e llojit heroinë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
n.e/NOA