E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali seksual largoi Ylli Pangon, po Rama që del lakuriq kur do të ikë?

Standarti i dyfishtë i skandaleve seksuale të Opozitës
Ylli Pango iku. Guxoi të kryente një skandal seksual dhe e pagoi haraçin e tij me largim nga qeveria dhe me pasoja të tjera të cilat mund të shoqërohen me largim nga politika, ndjekje penale dhe ndonjë situatë tjetër të pakëndshme. Por në politikë vazhdon të qëndrojë më i fortë se kurrë dhe më agresiv sivëllai i tij i skandaleve Edi Rama.  Ky njeri me paturpësinë më të madhe megjithëse ka dalë lakuriq para shqiptarëve shumë kohë më parë vazhdon të ruajë statusin e tij politik. Çtregon rasti Pango? Rasti Pango tregon ndarjen e politikës në dy morale diametralisht të kundërta. Morali i parë është familja dhe dinjiteti moral i cili e përjashtoi nga politika dhe e diskretitoi ylli Pangon,. Morali i dytë është perveristeti, homoseksualiteti dhe përdhosja e kodit të familjes. Ky moral ka gjetur strehë në gjirin e Partisë Socialiste dhe na paraqitet si modernizëm. Ylli Pango guxoi të kryente një akt skandaloz që e pagoi se shkeli moralin e familjes dhe moralin e shoqërisë. Në fund të fundit forca politike që e përfaqëson, mbron familjen dhe moralin. Ky tjetri që ka marrë rrugët e botës duke dalë me allate përjashtë nuk e dënon njeri. Ky është morali i forcës politike që ai përfaqëson, ky është morali i tij si njeri pa familje, që nuk ka ditur të ngrejë atë çerdhe të shenjtë që mesa duket shoqëria shqiptare vazhdon ta ketë si atribut të vyer të vlerave të saj morale. Tashmë Pango iku. Po njeriu lakuriq i socialistëve çfarë morali do të përcjellë para shqiptarëve tash e tutje. Këtë ja lëmë atij, pasi shqiptarët e panë ndasinë midis moralit dhe imoralitetit këto ditë.
 Skandali seksual i Yli Pangos është vetëm maja e ajsbergut të perversitetit seksual të klasës politike shqiptare. Tashmë Shqipëria ka dy  ikona të perversitetit seksual: Ylli Pangon dhe Edi Ramën. Dy figura sa të pozicionuar në dy kampe sa të ndryshme aq edhe të njëjta si për nga deliri ashtu edhe për nga perversiteti, si për nga imoraliteti seksual ashtu edhe për nga imoraliteti politik, si për nga agresiviteti, dhuna dhe keqtrajtimi i femrave. Molestuesi Pango dhe Nudisti Rama janë dy sharlatanë produkte të tranzicionit që u katapultuan në majat më të larta të politikë si personalitete të shoqërisë civile duke i hapur rrugë drejt politikës bartësve të të tjerë të skandaleve të shumta seksuale siç janë të  rinjtë  Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga, etj.
Rasti i Pangos duhet të shërbente si një precedent i artë për të pastruar të gjithë klasën politike majtas e djathtas nga imoraliteti seksual dhe politik por këtë ska kush ta bëjë. Nëse Berisha brenda 4 minutave pa pranuar asnjë sqarim përzuri Pangon nga Qeveria dhe Jozefina Topalli kërkoi të përzërë për zhelesh edhe nga Parlamenti, opozita parlamentare socialiste e kompleksuar nga lideri i tyre pervers kërkonte ti largohej skandalit seksual personal të Pangos nga frika se do tu përmendej kryetari narcisit që pozonte nudo në Francë në kohën kur ishte funksionar publik me të dashurën e tij, një nga liderët kryesorë të G99 dhe Fondacionit Soros. Rama të kujton në ato foto të sëmurët seksualë që u nxjerrin organet gjenitale në publik femrave për të plotësuar nevojat e tyre vuajeriste perverse. Por pastrimi i klasës politike nga VIP-at e skandaleve të ndyra seksuale kërkon katarsis moral. Berisha hodhi hapin e parë i pari, Jozefina të dytin, të shohim se çdo nisë e çdo bitisë Prokuroria. Po Partia Socialiste? Kush mund ta nisë e kush mund ta bitisë aty katarsisin? Ka mbetur më ndonjë qelizë morali brenda PS?
Sot PS drejtohet nga ekzibicionisti Edi Rama, njeriu që del në plazh lakuriq dhe fotografon gjenitalet e tij. Njeriu që nxjerr të mbrapmet lakuriq duke demonstruar çdo pjesë të trupit në lloj lloj pozicion. Ky rast unik botëror është vetëm maja e ajsbergut e perversit Rama. Sepse këto foto kanë qarkulluar prej kohësh para se të prezantoheshin në fushatë elektorale. Këto foto tipike shantazhi janë vetëm një pjesë e koleksionit të fotove dhe videove që mbajnë peng kreun e opozitës socialiste në Shqipëri duke e kthyer atë në një vegël shumë përdorimshe të pazareve politike që nuk synojnë asnjë avantazh për të majtën por vetëm shpëtim për karrierën politike personale të lakuriqit Rama. Fotot e Ramës, gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Tiranës
Si mashtroi Edi Rama shqiptarët me fotot nudo, duke gënjyer se i kishte bërë në vitin 1995
Këto dy ditë ndezën debatin e skandaleve seksuale të politikanit Pango, duke treguar se në politikë ka një standard përsa i përket skandaleve seksuale, largim nga politika, detyra apo dhe diskreditim publik. Në rastin e Pangos, qeveria mazhoranca  distancoi veten e saj nga defiçenca e ish ministrit të saj të Kulturës, të përfshirë në këtë skandal seksual. Ndërkohë që opozita ditën e djeshme u hodh në sulm të organizuar kundër qeverisë për skandalin në fjalë. Por në fakt a ka moral opozita shqiptare të sulmojë mazhorancën kur në krye të saj ka një kryetar i cili është i implikuar në një tjetër skandal me fotot e tij nudo. Në opinionet e djeshme  një pjesë e përfaqësuesve të opozitës ndante rastin e kreut të opozitës dhe të Ylli Pangos. Në rastin Rama, nudizmi i tij në plazhe konsiderohej jetë private, ndërsa rasti  Pango konsiderohej  skandal. Në fakt me botimin e fotove nudo politika e majtë i përdori politikisht publikimin e këtyre fotove duke akuzuar gazetën se ishte përdorur politikisht nga qeveria Berisha. Të majtët të dalluar për agresivitetin e tyre politik në vend ti kërkonin kryetarit të tyre dorëheqjen filluan duke u mburrur me fotot e kryetarit duke i konsideruar si modernizëm. Në asnjë vend të botës nuk kemi parë skandal si ai i kryebashkiakut Rama, por të majtët e kryesuar nga Rama u vërsulën në një sulm të shfrenuar kundër gazetës SOT, duke shfrytëzuar edhe shoqërinë e tyre civile, mediat dhe gjithë arsenalin e saj propagandistik të cilët  kërkonin gjykimin dhe futjen në burg të njerëzve që botuan fotot e Edi Ramës. Por një tjetër skandal të cilin mediat e anashkaluan ka të bëjë më shumë me faktin që, Edi Rama në mënyrë të paturpshme mashtroi opinionin publik, kur tha se fotot e tij ishin bërë 12 vjet më parë në plazhet e Francës. I ndodhur në situatë të vështirë pasi pranoi faktin se kishte dalë nudo në këtë plazh publik nuk mund të anashkaloheshin kurrsesi nga Rama, i cili, i detyruar përballë reagimit negativ që i erdhi nga baza dhe bashkëpunëtorët e tij, u detyrua që më në fund të pranonte të vërtetën. Sipas Ramës, këto fotografi ishin bërë 12 vjet më parë, në një zonë në jug të Francës dhe ai ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij. Megjithatë, duke qenë se këto fotot i kushtojnë atij shumë politikisht, edhe reagimi i tij ka qenë politik, duke akuzuar rivalin e tij politik Sali Berisha si dhe rivalin e tij për Tiranën, Sokol Olldashi. Sipas Ramës, Berisha është aq neveritshëm saqë ndërhyn në jetën e të tjerëve dhe nuk respekton një histori dashurie njerëzore. Por në të vërtetë këto foto a i përkasin lakuriqësisë së Ramës në ato vite apo jo? Nga sa shikohet më  poshtë në ilustrimin e fotove të Edi Ramës vihet re qartë se Edi Rama jo vetëm që nuk i ka bërë këto foto në vitin 1995, por i ka bërë gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie i Tiranës dhe kur bashkëjetonte me një tjetër personazh dhe jo me personazhin në foto. Nga fotot e mëposhtme po të vëmë re me vëmendje do të shikojmë se kryebashkiaku i Tiranës ka qenë shumë më i dobët dhe me flokë të gjatë, ndërkohë që në fotot nudo të botuara nga gazeta SOT, ky njeri ka qenë shumë më i shëndetshëm dhe me flokët e qethura shkurt. Pra Edi Rama gënjeu qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët kur ju tha se këto foto i kishte bërë 12 vjet më parë. Edi Rama këto foto i ka bërë jo më larg se në vitet 2003-2004 dhe i ka bërë në të njëjtën kohë që bashkëjetonte më një tjetër person. Nëse Ylli Pango kreu një skandal seksual, po ky kryebashkiak që del nudo në plazh i shoqëruar nga një femër e cila sot është anëtare e partisë më të re aleate e partisë Socialiste çfarë skandali seksual ka kryer. Pavarësisht se kryetari i një partie satelite që ka lëvizur sa te Berisha, Nano, Meta apo Rama, e konsideron çështje private nudizmi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›