Berisha: Rama neglizhon dorezimin e planit urbanistik. Shkaterroi hapesirat publike

Merr pjese ne ceremonine e ALUIZNI per ndarje tapish
Tiranë, 6 mars, 12:50, NOA – Kryebashkiaku i Tiranës, u dha hapësira publike miqve dhe qarqeve të tij klienteliste. Ai ende po vonon dorëzimin e planit urbanistik të kryeqytetit.
Akuza të tilla lidhur me urbanistikën e kryeqytetit, kryeministri Berisha i ka hedhur dje gjatë një ceremonie të organizuar nga ALUIZNI
Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha vlerësoi se zgjidhja e problemit të legalizimit të ndërtimeve pa leje mbetet një kusht themelor në reformën e pronësisë.
Sipas kreut të qeverisë, kjo është edhe reforma më e rëndësishme në sistemin që po ndërtohet në Shqipëri.
Kryeministri Berisha kujtoi në këtë ceremoni se kjo reformë nisi nga niveli zero në një ambient zyrtar të trashëguar, jo miqësor ndaj këtij fenomeni dhe nisi në një kohë kur ky fenomen ishte i zhytur në një korrupsion të përmasave gjigante.
“Tirana është një model i shëmtuar në këtë drejtim, pasi jo vetëm nuk u legalizuan shtesat e pallateve, por nuk është dorëzuar ende plani urbanistik i qytetit”, tha Berisha.
Ndërkaq, ai e vlerësoi punën e ALUIZN-it , një institut i ri që siç u shpreh ai mori si mision që t’u japë përgjigjen ligjore një prej problemeve më madhore të krijuara gjatë viteve të pluralizimit politik, problemin e ndërtimeve informale.
n.e/NOA