E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pango”, prokuroria sekuestron kasetën



Prokurorët sekuestruan dje kasetën filmike të skandalit “Pango”, duke e marrë atë në mjediset e emisionit “Fiks fare”. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, ky institucion do të bëjë fillimisht një verifikim të autenticitetit të kasetës filmike ku shfaqet skandali më i fundit dhe pas kësaj, do të vendosë se çfarë do të bëhet më tej. Përfaqësuesit e tij deklarohen të rezervuar mbi rastin në fjalë, duke pohuar: “Pas verifikimit të autenticitetit të videos, do të vendoset për Pangon”. Ndërkohë që mësohet se drejtori i emisionit “Fiks fare” ka depozituar një kallëzim penal për shpifje në adresë të Pangos, i cili ka deklaruar se pamjet filmike janë një montaturë e televizionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›