Skandali UEFA, Tirana dhe Vllaznia kanë trukuar ndeshje?
Autori i Lajmit: Redaksia
UEFA ka zbuluar emrat e ndeshjeve të para që janë dyshuar si të trukuara si rrjedhim i skandalit të basteve që ka përfshirë Evropën. Në takimin e krerëve më të lartë të këtij institucioni që nisi në mesditën e së mërkurës në Zvicër, është bërë e ditur se dy klube shqiptare, Tirana dhe Vllaznia, janë përfshirë në skandalin e basteve në ndeshjet e tyre në Kupat e Evropës. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të Champions League, Stabaek-Tirana, e cila përfundoi me fitoren e kampionëve të Norvegjisë 4-0 si edhe për dy ndeshjet mes Vllaznisë dhe Rapidit të Vjenës, e para e zhvilluar në Vjenë dhe e fituar 5-0 nga austriakët dhe e dyta në Shkodër, ku sërish Rapidi fitoi 3-0. Por, pas akuzave të bëra atëherë në shtyp, gjithçka mbeti në heshtje. Vetëm pak ditë më parë, pas skandalit të hetuar nga Prokuroria e Bokumit në Gjermani, që ka sjellë arrestimin e 17 personave në Gjermani e Zvicër, UEFA ka kërkuar informacione edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një gjë e tillë është pohuar nga burime zyrtare të këtij institucioni, ku prej ditësh pritej zbardhja e listës së ndeshjeve të dyshuara si të trukuara. UEFA ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se deri më tani, 7 klube janë zyrtarisht nën hetim: Ato janë Tirana e Vllaznia nga Shqipëria, Dinaburgu në Letoni, Ljubjana në Slloveni dhe Budapest Honved në Hungari. Akuzat ndaj klubeve shqiptare janë të zakonshme kur ato luajnë në Kupat e Evropës dhe vitet e fundit janë shpeshtuar. Por, masat gjithnjë kanë munguar, si nga Federata ashtu edhe nga UEFA. Tashmë hetimi i nisur nga Prokuroria e Bokumit me mbështetjen e UEFA-s mund të sjellë një fazë të re në këtë sëmundje të sportit të sotëm. Vetëm pak muaj më parë në Shqipëri u miratua ligji kundër shitjes së ndeshjeve që parashikon deri në 7 vjet burg për abuzuesit.
FSHF, së shpejti hetimet Lushnja-Bylis
Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë opinionin sportiv shqiptar, për shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të drejtuesve të Klubit të Futbollit Lushnja dhe Bashkisë së këtij qyteti, për tentativë korruptimi të katër futbollistëve të saj, nga ana e Klubit të Futbollit Bylis. Federata Shqiptare e Futbollit, duke vlerësuar këtë informacion të bërë publik në shtyp, ka nisur hetimet për këtë çështje. Dy inspektorët e disiplinës, pasi janë njohur me çështjen dhe janë nisur që sot në Lushnjë për të kontaktuar me drejtuesit dhe futbollistët e FK Lushnjës dhe për të mbledhur materialet e nevojshme në lidhje me këtë hetim. Ata do të kontaktojnë edhe me drejtuesit e klubit të Bylisit, të cilët akuzohen se kanë tentuar të blejnë 4 futbollistë lushnjarë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme të fundjavës Lushnja - Bylis.
Deklarata
Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, ka lëshuar komunikatën e mëposhtme: “Duke u nisur nga lista origjinale me rreth 40 ndeshje në Evropë që konsiderohet të kenë rezultate të dyshuara, UEFA po heton më tej për 7 ndeshje të kompeticioneve të klubeve që janë nën juridiksionin e saj. Pesë shoqëritë në fjalë janë KF Tirana (ALB), FC Dinaburg (LVA), KS Vllaznia (ALB), NK IB Ljubljana (SVN) e Budapest Honvéd FC (HUN), ndërsa ndeshjet janë të mëposhtmet: • UEFA Champions League, turi i dytë paraeliminator (21.07.2009): Stabæk IF-KF Tirana • UEFA Europa League, turi i dytë paraeliminator (16.07.2009): Bnei Yehuda Tel-Aviv FC-FC Dinaburg • UEFA Europa League, turi i dytë paraeliminator (23.07.2009): FC Dinaburg-Bnei Yehuda Tel-Aviv FC • UEFA Europa League, turi i dytë paraeliminator (23.07.2009): KS Vllaznia-SK Rapid Vien • UEFA Europa League, turi i dytë paraeliminator (16.07.2009): SK Rapid Vien-KS Vllaznia • UEFA Europa League, turi i tretë paraeliminator (06.08.2009): NK IB Ljubljana-FC Metalurh Donetsk • UEFA Europa League, turi i tretë paraeliminator (30.07.2009): Fenerbahçe SK-Budapest Honvéd FC.
Hetime brenda UEFA-s
“Përpos ndeshjeve të sipërpërmendura, sot UEFA ka nisur hetimet mbi një përfshirje të tre arbitrave dhe një personi të katërt të lidhur me UEFA-n. Në kundërshti me atë që deklarohet në media, nuk ekzistojnë dyshime apo hetime mbi stafin administrativ të UEFA-s. Natyrisht deri në përfundim të hetimeve nuk është e mundur të bëhen publikë emrat e personave që mund të jenë përfshirë apo komente për ta. “UEFA dëshiron të nënvizojë që ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe autoritetet gjermane dhe që pas kërkesës për informacion për disa ndeshje nga ana e policisë, ishte në gjendje të ofronte asistencë falë sistemit të zbulimit të basteve ilegale që prej korrikut 2009 kontrollon ndeshjet evropiane dhe ato të kampionateve kombëtare të divizionit të parë dhe të dytë”. “Bashkë me federatat kombëtare, UEFA do të nisë një çështje penale sa më shpejt që të jetë e mundur kundër shoqërive, drejtuesve dhe/ose lojtarëve në vendet e interesuara. Kemi besim të plotë në Federcalcio për të përballuar rastet e ngjashme në kompeticionet kombëtare dhe do të vazhdojmë të ofrojmë bashkëpunim të plotë dhe asistencë”. “Në fillim, të gjithë kanë mbetur të shokuar nga madhësia e problemit, - ka komentuar Infantino pas mbldhjeve, - them së në fund të mbledhjes, ishin të gjithë më të sigurt, sepse po punojmë bashkë”. “Natyrisht, duhet shtuar se në cilësinë e një organi sportiv, mjetet tona janë mjaft të kufizuara. Këtu po flitet për krim të organizuar, për hetime kriminale, pra, për gjëra që nuk kanë hiç të bëjnë me mjetet që ne kemi në dispozicion. Varemi nga puna e autoriteteve publike si ato të Bochum-it. Ky takim shërbeu për të vënë në pah që jemi një skuadër, të bashkuar dhe që bashkë do ta luftojmë këtë kancer, duke e eleminuar nga futbolli. "E kontrollojmë situatën të paktën prej 2005-sës dhe falë vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të përballuar me korrupsionin në futboll, siç është kërkuar edhe nga Presidenti i UEFA-s, kemi qenë në gjendje të reagojmë dhe nuk jemi të papërgatitur. Në këtë mënyrë do të përballemi me problemin në mënyrën më të mirë të mundshme. “Inkurajojmë të gjithë lojtarët, drejtuesit dhe të gjithë ata që dinë diçka të flasin me UEFA-n, Federcalcion, ligat dhe autoritetet që të ndriçojnë ngjarjen”,- ka shtuar Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009