Vizat, dokumenti sekret me tabelat vlerësuese
Autori i Lajmit: A.D
Gazeta “Ballkan” boton të plotë raportin e KE-së, në lidhje me progresin e Shqipërisë në përpjekjet për heqjen e regjimit të vizave. Dokumenti i përgatitur nga Këshilli Evropian pasqyron qëndrimin e BE-së për progresin e Shqipërisë, në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që u zhvillua për muajt maj-tetor 2009 për çështjen më të ndjeshme për shqiptarët. Ashtu siç theksohet dhe në raportin e vlerësimit: Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm, por duhet ende të përmbushë një sërë kërkesash të specifikuara në udhërrëfyes. Ky dokument “sekret” vlerëson se janë bërë disa progrese, por se nevojitet përmbushja e plotë e kritereve në të gjitha fushat e specifikuara në udhërrëfyes. Nga raporti vërehet se kërkohet vazhdimi i lëshimit të pasaportave biometrike, si një kusht themelor për procesin e liberalizimit të vizave. BE kërkon të specifikohet numri i saktë i pasaportave të lëshuara. Vlerësimet më maksimale Shqipëria i ka marrë në kategorinë e 4-t të raportit (Rendi dhe Siguria e vendit). “Në fushën e drejtësisë, lirisë e sigurisë vërehet njëfarë progresi në përgjithësi. KE vlerëson miratimin dhe implementimin e një strategjie për të luftuar krimin e organizuar (veçanërisht kalimin e kufirit), duke miratuar kështu dhe vënë në zbatim një plan konkret veprimi. Plot me 2 pikë më tepër është vlerësuar strategjia e hartuar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Gjithsesi, për sa u përket 3 kategorive të tjera të vlerësimit (4 në total) Shqipëria ka përmbushur përgjithësisht kriteret e BE-së. Në kategorinë e parë, ajo që mund të quhet dhe pika strategjike e vlerësimit, pasi lidhet direkt me sigurinë e dokumenteve, vendi ynë përgjithësisht ka arritur të sigurojë përmbushjen e kritereve të sigurisë së kartave të identitetit. Një vlerësim pozitiv Shqipëria ka marrë në kategorinë e dytë të vlerësimit (Emigrimi i Paligjshëm). BE shpjegon se vendi ynë ka arritur të miratojë dhe zbatojë legjislacionin për lëvizjen brenda rregullave të personave jashtë kufijve të vendit dhe legjislacionin për autoritetet kufitare në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Kufijve. Me gjithë përmirësimin e perceptimit, “korrupsioni mbetet i shpërndarë gjerësisht dhe përbën një problem veçanërisht serioz”. Bashkimi Evropian vlerëson progres të limituar, sidomos në kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe nënvizohet se ky fenomen “mbetet problem serioz”.
Raportet vlerësuese
Në 24 nëntor 2008, Komisioni Evropian u prezantoi zyrtarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (nga grupi i punës i Këshillit të Ballkanit Perëndimor dhe një grup pune për drejtësinë dhe çështjet e brendshme) një draft vlerësimi për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për përmbushjen e kërkesave të heqjes së regjimit të vizave. Duke gjykuar nga vlerësimi i Komisionit, vendet u klasifikuan në tri grupe. Maqedonia, ishte vendi me progresin më të madh, Serbia dhe Mali i Zi vinin më pas dhe Shqipëria, së bashku me Bosnje-Hercegovinën, renditeshin në grupin e tretë dhe të fundit. Vlerësimi bazohej në raportet e gatishmërisë që vendet e Ballkanit Perëndimor kishin dorëzuar në muajin shtator të vitit 2008. Më vonë Komisioni kërkoi informacion shtesë, klasifikime dhe përditësime. Në takimin më të afërt të nëntorit, Komisioni tha se ai do të ishte gati të propozonte heqjen e regjimit të vizave në vitin 2009 për vendet që kishin kryer reformat më të mëdha. Komisioneri i Zgjerimit, Oli Ren, u qëndroi besnik këtyre komenteve. Megjithatë, disa përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht nga Gjermania, Spanja dhe Belgjika e refuzuan me arsyen se heqja e vizave nuk mund të bëhej brenda vitit 2009. Komisioni ftoi gjithashtu anëtarët e BE-së që të nominonin ekspertët kombëtarë për misionet e gjetjes së fakteve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që ndodhi mes muajve janar-mars 2009. Raportet nga misionet, ashtu si edhe i gjithë informacioni dhe përditësimi i bërë nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor, ishin baza e një serie vlerësimesh të reja të Komisionit. Por as kësaj radhe ai nuk doli në përfundimin se heqja e vizave do të ndodhte brenda vitit 2009.
Çfarë janë raportet vlerësuese
Raportet e gatishmërisë, ato që vendosin të ardhmen kur Komisioni Evropian u prezantoi vendeve kriteret që duhet të përmbusheshin nga Ballkani Perëndimor për të hequr vizat, në maj dhe qershor të vitit 2008, qeverive iu kërkua të përgatisnin “raportet e gatishmërisë” që do të detajonin planet e ardhshme të kërkesave të BE-së. Por ky ishte hapi i parë, pasi Komisioni do të kërkonte përditësime për informacione shtesë për të qartësuar pikat kryesore. Mandati i 15 ekspertëve, që ishin të pranishëm edhe në Shqipëri nga muajt janar deri në mars 2009, kishte për qëllim të mblidhte dhe verifikonte informacionin në terren. Ata u përqendruan më shumë në çështjet e të drejtave të njeriut. Ekspertët u zgjodhën nga vetë qeveritë e BE-së.
Vlerësimi i ekspertëve të Komisionit Evropian të zbatimit të procesit të Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë, maj-tetor 2009
1 Siguria e dokumenteve
Me sa duket, Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në lëshimin e pasaportave biometrike në përputhje me standardet e Komisionit Evropian (Merr notën 1 nga 2-). Shqipëria i ka siguruar të lëshojë një numër të madh dokumentesh dytësore si kartat e identitetit etj. Progres ka dhe në raportimin e pasaportave të humbura apo të vjedhura. Në këtë kategori, Shqipëria i përmbush përgjithësisht kriteret e standardeve të specifikuara.
2 Emigracioni i paligjshëm
KE vlerëson miratimin dhe implementimin e një strategjie për të luftuar krimin e organizuar (veçanërisht kalimin e kufirit), duke miratuar kështu dhe vënë në zbatim një plan konkret veprimi. Plot me 2 pikë më tepër është vlerësuar strategjia e hartuar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria nuk i përmbush ende plotësisht kriteret e standardeve të specifikuara në kategorinë e dytë (Emigracioni i paligjshëm). Mbetet ende për tu bërë veçanërisht në fushat e menaxhimit të kufijve dhe emigrimit
3 Rendi publik dhe siguria
Shqipëria ka bërë progres në fushat e rendit publik dhe sigurisë, por duket se ajo nuk i ka plotësuar ende plotësisht kriteret e standardeve të specifikuara në kategorinë e tretë të vlerësimit (Rendi Publik dhe Siguria) Me një notë shumë pozitive është vlerësuar miratimi dhe implementimi i një strategjie dhe plani veprimi për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
4 Marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat themelore
Shqipëria është në rrugën e duhur në lidhje me vlerësimin e standardeve të Marrëdhënieve me Jashtë dhe të Drejtat Themelore. Megjithatë, duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme në mbrojtjen e minoriteteve dhe kundër diskriminimit. Për sa i përket sigurimit të lirisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve pa diskriminim, Shqipëria është në vendnumëro (1- 1-) në krahasim me raportin paraardhës. Po i njëjti vlerësim është dhënë dhe për sigurimin e dokumenteve të udhëtimit dhe identitetit për të gjithë qytetarët e vendit. Nëse në raportin e muajit maj, sigurimi i dokumenteve për emigrantët ishte ende e pavlerësuar si kategori, në këtë raport vlerësim kjo pikë është vlerësuar me (1-). Stanjacion ka dhe për sa i përket sigurimit të të drejtave dhe dispozitave ligjore të mbrojtjes së minoriteteve.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009