Media shqiptare ne Diten Boterore te Lirise se Shtypit
Dita Boterore e Lirise se Shtypit i gjen shume nga mediat shqiptare te kompromentuara prej marrdhenenieve te ngushta me qarqet politike. Redaktori i njohur i lajmeve ne tv Top Channel Mentor Kikia njekohesisht edhe veprimtar i shoqerise civile thote se urdheri qeveritar ndaj adminstrates per mospaditjen e gazetareve ka ulur rendesine e mediave ne syte e opinionit publik. Reagimi ndaj shkrimeve te tyre eshte shume i dobet. Mediat po u ngjajne perhere e me teper zyrave te shtypit te partive politike dhe institucioneve duke percjelle njoftimet e tyre - thote ai.
Nga ana tjeter analisti i njohur Lutfi Dervishi thote se bashke me teknologjite e reja edhe autocensura eshte rritur mjaft. Bashkepunimi i medias me politiken eshte aq i madh saqe cdo veprim i politikes behet ne televizion. shte krijuar telepolitika politika per hir te televizionit dhe nese politika nuk del ne media ajo nuk ka rendesi. Po ashtu nje pengese tjeter jane veshtiresite ekonomike - thote ai.
Nje tjeter gazetar i njour kryeredaktori i gazetes Shqip Aleksander ipa thote se mediat shqiptare jane ne nje gjendje te rende per shkak te informalitetit dhe politizimit te skajshem. Ka rene ndjeshem vemendja dhe reagimi ndaj ceshtjeve qe ngre media por edhe vete shtypi pengohet nga autocensura dhe presionet.
Shqiperia renditej disa me pare midis vendeve me liri te pjesshme shtypi ndersa raporti vjetor i departamentit amerikan te shtetit per te drejtat e njeriut veren se media shqiptare ishte aktive dhe ne mase te gjere e pakufizuar megjithate pati raste presioni politik te drejtperdrejte ose te terthorte mbi te perfshire kercenime ndaj gazetareve. Ky raport thekson se presioni politik dhe mungesa e fondeve kufizuan ne disa raste median e shkruar te pavarur dhe gazetaret raportuan se kishin ushtruar gjeresisht autocensure.
Ne raportin vjetor te departamentit amerikan te shtetit per te drejtat e njeriut thuhet se gazetaret vazhduan ankesat se botuesit dhe redaktoret censurojne punen e tyre drejtperdrejt ose terthorazi ne pergjigje te presioneve politike apo te biznesit po ashtu mungesa e kontratave te punes per gazetaret shpesh i pengon per te raportuar ne menyre objektive.