Maqedoni lirohen 13 nga 20 personat e ndaluar per vrasjen pesefishe
Trembedhjete nga njezet personat e ndaluar nga organet maqedonase te rendit lidhur me vrasjen e 12 prillit ne rrethinat e Shkupit jane lene te lire. Autoritetet maqedonase kerkojne nga Interpoli qe te ndihmoje per kapjen e dy personave te arratisur te dyshuar si autore te drejtperdrejte te vrasjeve. Nderkohe eshte njoftuar per identitetin e autoreve te dyshuar per vrasjet dhe ndihmesit e tyre.
Media maqedonase e afert me pushtetin ka nxjerre emrat dhe fotografite e personave te dyshuar per vrasjen e pesefishte me 12 prill afer fshatit Smillkovce. Organet e rendit megjithate as nuk kane konfirmuar por dhe as i kane mohuar pohimet e medias.
Behet fjale per dy vellezer Afrim dhe Agim Ismailovic 32 dhe 33 vjec nga Hasanbegu i Shkupit dhe Halil Demiri 27 vjec per te cilet thuhet se jane autoret e drejtperdrejte te vrasjeve. Dhe dy personat tjere te akuzuar per ndihme autoreve te vrasjes jane Fejzi Haziri dhe Rami Sejdi. Dy nga personat e akuzuar si autore te drejtperdrejte te vrasjes ndodhen ne arrati.
Trembedhjete nga njezet personat e ndaluar jane lene te lire shtate te tjereve u jane caktuar masa paraburgimi prej 20 dhe 30 ditesh. Disa nga te arrestuarit jane derguar ne burgjet e Manastirit dhe Prilepit ne jug te Maqedonise.
Avokati i njerit prej te dyshuarve per vrasjen thote se klienti i tij eshte mbrojtur ne heshtje se ka qene i lodhur dhe i ngarkuar psiqikisht.
Banore te fshatit Breze ne veri te Shkupit te banuar nga shqiptare nderkohe kane njoftuar se pjesetare te policise speciale kane zbritur nga nje helikopter dhe kane bllokuar fshatin me ngjase ne kerkim te personave te arratisur. Por nuk njoftohet per ndonje incident.
Ambasadori amerikan Paul Wohlers ka thene se po e ndjek nga afer procesin e arrestimeve dhe hetimeve ndersa ka nenvizuar rendesine per procedura korrekte ne menyre qe cdokush qe ta kete bere kete veper te tmerrshme sic tha ai per vrasjen e pesefishte te nxirret para drejtesise.
Faktoret politike e shoqerore shqiptare nderkohe pothuajse vetem nga disa e sotme kane filluar te reagojne duke e cilesuar operacionin e organeve te policise si nje perpjekje per te nencmuar dhe njollosur shqiptaret. Shqiptaret nuk kane vrare femije as ne lufte dhe as ne paqe jane shprehur keshtu disa parti dhe veterane te ish-Ushtrise Clirimtare Kombetare.
Partite me te vogla shqiptare kerkojne qe ne hetime dhe ne mbrojtjen e te akuzuarve te ftohen eksperte amerikane dhe te paanshem.
Zhvillimet madje krahasohen nga komentatoret edhe me nje rast te quajtur Vreshtat e Rashtakut kur gjashte shtetas pakistaneze dhe nje indian qene vrare dhe akuzuar si terroriste qe synonin sulme kunder diplomateve perendimore ne Maqedoni por qe keta te fundit injoruan pretendimet e organeve te atehershme te rendit.
Ka opinione gjithashtu se pushteti i cili me cdo kusht deshiron anetaresimin e vendit ne Nato te perpiqet ti deshmoje Aleances se Maqedonia eshte rrezikuar nga terrorizmi dhe radikalet islamike dhe njekohesisht po e lufton ate.