Presidenti Obama pret ambasadorin e ri te Kosoves Akan Ismaili

Ambasadori i Kosoves ne Uashington Akan Ismaili i paraqiti dje letrat kredenciale Presidentit Barack Obama. Sipas nje njoftimi te ambasades se Kosoves Presidenti Obama tha se pret qe te punojne se bashku per thellimin e marredhenieve mes dy vendeve.
Presidenti Obama thuhet ne njoftim theksoi se Kosova eshte shtet i ri me te ardhme premtuese por mbetet shume pune per te bere.
Presidenti Obama thote njoftimi i ambasades u beri thirrje udheheqesve te Kosoves qe te mbeten te perkushtuar per vazhdimin e perparimit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te ofrojne mbeshtetjen e tyre per integrimin e plote te Kosoves ne institucionet rajonale dhe nderkombetare qe ajo te mund te marre vendin qe i takon ne Evrope.
Ambasadori Akan Ismaili thuhet ne njoftimin e ambasades ritheksoi orientimin e perhershem te Kosoves qe si shtet i pavarur dhe demokratik te vazhdoje te zhvilloje marredhenie sa me te aferta me Shtetet e Bashkuara. Ne ceremonine ne Shtepine e Bardhe zoti Ismaili shoqerohej nga bashkeshortja dhe femijet.
Zoti Ismaili eshte ambasadori i dyte i Kosoves ne Shtetet e Bashkuara.