E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove mediat bojkotojne institucionet ne diten nderkombetare te shtypit

Mediat ne Kosove nuk kane shenuar sot asnje veprimtari te institucioneve. Ne kete forme ato shenuan diten nderkombetare te lirise se shtypit duke kerkuar ndryshimin e Kodit Penal te Kosoves te miratuar me 20 prill ne Parlamentin e Kosoves i cili perfshine dy nene qe kane te bejne me mediat. Nenet e diskutueshme thone se gazetaret do te jene penalisht pergjegjes ne rastet kur refuzojne te zbulojne burimet e tyre per te parandaluar nje sulm qe permban rrezik te pashmangshem ndaj jetes apo integritetit personal.

Nje varg debatesh jane organizuar sot ne diten e lirise se shtypit dhe ceshtja kryesore ishte Kodi Penal.

Kryetari i Asociacionit te Gazetareve profesionist te Kosoves Arben Ahmeti tha se Kodi i ri minon lirine e shtypit.

Na eshte dhene arsye qe ne te protestojme ne diten e lirise se shtypit sepse me ane te Kodit Penal po mundohen ti vecojne gazetaret si kategori tjeter e qytetareve dhe te krijohet mundesia qe gazetaret te shkojne ne burg sa here qe ndokujt nuk i pelqen se cka shkruajne se per cka po raportojne ata tha zoti Ahmeti.

Milazim Krasniqi shef i departamentit te gazetarise ne Universitetin e Prishtines gjate nje debati te organizuar nga Unioni i Gazetareve te Kosoves tha se menyra e themelimit dhe financimit te medieve ka bere qe shume prej tyre te jene te perfshira edhe ne veprime jo etike.

Per shkak te ketij jo stabiliteti te krejt rregullave te lojes Kuvendi i Kosoves ka bere nje perpjekje jo fatlume ne Kodin duke futur nenin 37 dhe 38 qe diqysh te krijoje nje mekanizem mbrojtes prej ketij agresiviteti te nje pjese te mediave une mendoj qe ne te vertete zgjidhja me e mire do te ishte qe pergjegjesia se duhet te ekzistoje pergjegjesia tu adresohet pronareve te mediave dhe redaktoreve e jo gazetareve tha zoti Krasniqi.

Njeri pas tjetrit perfaqesuesit e medias kane kundershtuar Kodin Penal duke e cilesuar te demshem per lirine e shtypit.

Legjislativi yne miraton ligj qe ne baze te pervojave te deritashme te punes se gjyqesorit hap rruge per cenimin me te thelle te lirise se punes dhe te shprehjes se gazetareve dhe te medieve tha Eugen Saracini nga Radiotelevizioni 21.

Vendosja e neneve 37 38 dhe 39 qe eshte ne vazhdimesi ne Kodin Penal eshte veprim aktiv per te zvogeluar e madje edhe per te humbur lirine e shprehjes te informimit te publikimit te mbrojtjes prej paligjshmerise mision te cilin per mua e ka shtypi dhe media e lire tha Margarita Kadriu nga gazeta Kosova Sot.

Interesi sot me 3 maj ne diten e lirise se shtypit eshte qysh mundemi ne tash e tutje te mbesim te bashkuar dhe per ti mos i lejuar keta njerez qe te na e kufizojne lirine sepse ata jane te vullnetshem qe ta bejne ate pune. Edhe kur po them keta po mendoj per nje klase te tere politike e jo ne parti te caktuara ne pushtet apo pjese te pushtetit. domethene ekziston disponimi madje edhe ne mesin e prezences nderkombetare te nje pjese qe ti kufizojne lirite e gazetareve sepse keta jane te keqij tha Agron Bajrami nga gazeta Koha Ditore.

Donat Syla redaktor pergjegjes ne Radiotelevizionin e Kosoves tha se eshte krijuar nje praktike e dy lloje interpretimesh per shkallen e lirise se fjales.

Versioni i pare te cilin e perfaqesojne analistet lojal te pushtetit te cilet thone se ka liri te mjaftueshme te mediave dhe secili mund te gjykoje secili do gazetare apo analist mund te shpif e te fyej pa asnje lloj argumenti per cilin do personalitet dhe nuk ka pasoja per fjalet qe i thote. Versioni i dyte eshte versioni i mediave qe neper raportet e tyre cdo levizje ne kete vend e paraqesin te zymte dyshimte me tendence dhe perfundimisht te keqe pra cdo gje ne kete vend eshte keq sipas tyre tha zoti Syla.

Organizata te ndryshme nderkombetare kane mbeshtetur gazetaret ne Kosove dhe i kane bere thirrje presidentes Atifete Jahjaga qe te mos e nenshkruaje Kodin Penal.

Organizata Nderkombetare Freedom House ne raportin e saj te fundit e ka radhitur Kosoven ne mesin e vendeve me liri te pjesshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›