Libi Saif Al Islam Per 48 ore merr fund kryengritja

Kryengritja kundër Gadafit do të marrë fund brenda 48 orësh. Të paktën kështu premton djali i tij, Saif al Islam. Ndërsa ofensiva e trupave qeveritare përforcohet, Bengazi njoftohet të jetë kalaja e fundit e kryengritësve.
Saif al Islam gjatë një interviste për rrjetin televiziv Euronews ka sfiduar edhe një vendim të mundshëm për zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi.
“Operacionet ushtarake janë në përfundim, brenda dy ditësh gjithcka do të ketë përfunduar. Forcat tona ndodhen pothuajse në Bengazi dhe çfarëdo vendimi të merret do të jetë shumë vonë”, ka deklaruar ai.
Sipas Al Islam, kryengritësit që ai i cilëson tradhëtarë, do të lejohen të largohen nga vendi. Kufijtë ndodhen tashmë të përmbytur nga njerëz që ikin nga Libia e sipas Gadafit të ri ata që kanë kryer krime ndaj popullit mund të largohen drejt Egjiptit.
Qyteti i Axhbadijas, 150 km në jug të Bengazit ndodhet tashmë në kontrollin e plotë të forcave qeveritare, sikundër dhe shumica e impianteve të industrisë së naftës.
Saif al-Islam në koment të njohjes nga Franca të autoritetit të kryengritësve, ka ironizuar presidentin Sarkozy. Sipas tij, ky i fundit duhet të kthejë paratë e marra nga Libia për të financuar fushatën e tij elektorale, para se të ndërmarrë veprime të tilla. “Jemi të zhgënjeyr me të. Ne e financuam dhe jemi gati ta dëshmojmë këtë me detaje” tha tha al Islam.
Ndërkohë, Britania dhe Libani që mbështesin ndalim fluturimin mbi Libi qarkulluan një draftë rezolutë në KS të OKB që mund të autorizojë një zonë të tillë, por asnjë vendim nuk është marrë deri tani.
Juli Islami