E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat ne Bahrein tendat e protestuesve ne flake

Forcat e sigurisë në Bahrein me forcë e dhunë kanë spastruar  sheshin perla nga protestuesit që kishin ngritur aty kampe prej një muaji tashmë. Policia ka rimarrë gjithashtu kontrollin e qendrës financiare të kryeqytetit duke çbllokuar me buldozer rrugët e bllokuara nga kundërshtarët.
Qindra agjentë morrën pjesë në  aksion  duke përdorur gaz lotsjellës e armë gjahu kundër turmës. Disa tendave u është vënë zjarri. Një bilanc paraprak flet për të paktën 2 viktima të cilat i shtohen bilancit të katër të vrarëve në jug të Manamasë ku të plagosurit me armë zjarri ishin 200.

Manifestuesit që kërkojnë dorëheqjen e sovranit dhe qeverisë gjatë natës i apeluan komunitetit ndërkombëtar  që të evitojë në masakër. Disa shtete arabe kryesisht Arabia Saudite që udhëhiqet nga sunitët, kanë dërguar trupa në Bahrejn, pas kërkesës së sunduesve në këtë vend Mbreti Hamad bin Issa al-Kalifa ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj.

Protestat në Bahrejn organizohen kryesisht nga shumica shiite e popullsisë, e cila ndihet e diskriminuar nga shtëpia mbretërore sunite.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›