E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofilia online zbulohet rrjeti me 70 mije anetare

Rrjeti më i madh i pedofilisë online i zbuluar deri tani, me 70 mijë anëtarë dhe me lidhje në 30 vende është arritur të cmontohet nga policia, në një operacion mbarëbotëror. Rob Wainwright, kreu i Europolit sqaroi se operacioni ka identifikuar 670 të dyshuar dhe 230 fëmijë të abuzuar prej tyre. Hetuesit thonë se 180 njerëz janë arrestuar, ndërsa priten të tjera fletë arresti, 121 prej të cilëve vetëm në Britaninë e Madhe. Rreth 60 fëmijë janë marrë në mbrojtje.

Hetimet e koduara nën emrin “Operacioni i Shpëtimit” kanë zgjatur tre vjet dhe kanë përfshirë agjentë të infiltruar. Pedofilët fshiheshin pas një forumi interneti të ligjshëm me anëtarë nga e gjitha bota.

Përvec Hollandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të dyshuarit janë identifikuar edhe në Australi, Itali, Kanada dhe në Tajlandë. Sipas policisë europiane, anëtarët e rrjetit komunikonin në një kanal privat në forumin e internetit dhe aty ndanin edhe filmimin e imazhet e fëmijëve të abuzuar.

"Këshilla jonë për fëmijët dhe të rinjtë është të mendojnë me kujdes sesi e përdorin internetin, pasi ata nuk e dinë se me kë janë duke folur.  Edhe pedofilët që e përdorin internetin për të gjetur viktimat e abuzimit të tyre, as ata nuk e dinë vërtet se me kë janë duke folur. Pikërisht për këtë arsye, ata janë zbuluar gjatë zhvillimit të hetimeve, pasi kanë folur me agjentët tanë dhe jo me njerëzit që ata mendonin se po flisnin” thotw shefi ekzekutiv Peter Davies.

Sukses tjetër i operacionit përfshin edhe gjurmimin e dy pedofilëve të njohur britanike që janë gjendur në Spanjë. Policia australiane ka zbatuar 51 kontrolle dhe ka arrestuar 31 të dyshuar. Mosha e pedofilëve varion nga 19 deri në 84-vjeç.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›