E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta me kohen nderhyrje per ftohjen e reaktoreve

Në Japoni ka filluar gara kundër kohës për të shpëtuar vendin nga  katastrofa bërthamore. Ishulli  rrezikon të mbetet në një masë të madhe pa  energi elektrike ndërsa  shtohen shtetet që u bëjnë thirrje  shtetasve të tyre për evakuim të menjëherëshëm. Helikopterët ushtarakë kanë derdhur ujë nga ajri në reaktorin numër tre në stacionin Fukushima, për ta shmangur shkrirjen e kontenierëve të karburantit. Zyrtarët thonë se presioni në reaktor është gjithnjë e më i madh, ndërsa ka shqetësime në rritje pasi në këtë reaktor ka edhe përzierje, që përmban plutonium. Autoritetet duan ta rifitojnë në tri hapa kontrollin mbi centralin bërthamor të dëmtuar rëndë.

Strategjinë e shpjegoi një zëdhënës i zyrës japoneze për sigurinë bërthamore, NISA në televizionin NHK. Fillimisht reaktorët do të ftohen me ujë nga ajri prej helikopterëve dhe nga makina ujëhedhëse në tokë. Aksioni me helikopterët për shuarje zjarresh ka filluar. Në një hap të dytë do të vendoset sipas NISA-s sërish furnizimi me rrymë elektrike në centralin bërthamor të fatkeqësisë. Së treti, me anë të rrymës elektrike do të rivihet në punë sistemi i ftohjes. Për këtë do të përdoret ujë deti.

Në katastrofat natyrore kanë humbur jetën sipas të dhënave zyrtare të fundit 5.178 vetë. Por numri i të vdekurve mund të rritet mbi 13.000, sepse 8.606 vetë rezultojnë të humbur. Banka Qendrore japoneze hodhi sërish miliarda në tregje. Bank of Japan vuri në dispozicion pesë bilionë jen të tjera (rreth 45 miliardë euro). Me injektimet  masive të parasë synohet të qetësohen tregjet dhe të zbuten pasojat ekonomike të tërmetit dhe të katastrofës bërthamore që kërcënon. Por pwr indeksin Nikkei në Tokio sërish dita filloi me humbje.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e enjte , 17 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›