Japoni ndotje berthamore dhe termete. Evakuohen nga rrezatimi

Tokio është përfshirë nga paniku i ndotjes radio-aktive. Mijëra vetë kanë tentuar sot të largohen nga kryeqyteti. Një rritje në nivelet e rrezatimit në Fukushima ka detyruar punëtorët të ndërpresin aktivitetin aty bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë. Ndërsa në më tepër se një rast burimet qeveritare janë përpjekur të minimizojnë alarmin evakuimi i punëtorëve nga Fukushima shihet si paralajmërim rreziku.
Nga reaktori tre është vërejtur tym. Ndërsa në reaktorin 4 në dy ditë ka pasur dy shpërthime zjarri. Franca i ka kërkuar shtetasve të vet që jetojnë në Tokio të largohen nga vendi ose të nisen drejt Japonisë jugore për shkak të rrezikut të rrezatimit e në një paraqitje të rrallë direkte në media perandori i vendit Akihito shprehu dhembjen ethellë për katastrofën natyrore.
Sekretari i kabinetit japonez Yukio Edano në një konferencë për shtyp tha se punëtorët në Daiichi Fukushima ishin tërhequr pas rritjes së papritur në nivelet e rrezatimit. Sipas tij nivelet e rrezatimit ishin të luhatshme.
Besohet se rreth 50 të punësuar ka qenë duke punuar në fabrikë - 220km në veri të Tokios - në përpjekje për të ftohur katër reaktorët e saj dhe për të shmangur një situate e veshtire. Pjesërisht u matën vlera rekord të radioaktivitetit prej 1000 millizivert në orë. Sipas të dhënave të ekspertëve një rrezatim kaq i lartë shkakton probleme të rënda shëndetësore.
Edano tha gjithashtu se nivelet e rrezatimit janë në rënie ndonëse ende mbeten disa herë më të larta se mesatarja. Edhe mbi reaktorin 3 vihej re tym i bardhë. Fjala mund të jetë edhe për avull, tha Edano. Në këtë bllok ka gjasa të jetë dëmtuar shtresa e brendshme mbrojtëse e reaktorit.
Në Japoni priten specialistë të tjerë për energjinë bërthamore nga SHBA. Gjithsej 34 specialistët ofrojnë ndihmë teknike. Pjesë e detyrës së tyre është edhe analiza e pasojave të mundshme për popullsinë të radioaktivitetit të çliruar nga reaktorët e dëmtuar. Pas autoritetit francez ASN tani edhe një institut i pavarur kërkimor në SHBA e klasifikoi avarinë në Fukushima të shkallës 6 nga gjithsej 7.
Shkalla 7 është arritur deri tani vetëm në rastin e katastrofës së Çernobilit në 1986. Më shumë se 3400 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe mijëra të zhdukur pas tërmetit të së premtes dhe cunami që pasoi.
Në qytetin veri-lindor Otsuchi, mbetet i panjohur fati i rreth gjysmës së banorëve rreth 8.000 persona. Më shumë se 500.000 të tjerë janë të pastrehë e përballen me mungesë ushqimi e strehe në mes të borës e temperaturave disa gradë nën zero.
Qeveria ka dislokuar 100.000 trupa për të udhëhequr përpjekjet e ndihmës dhe ushtria është gjithashtu duke përdorur helikopterë për të sjellë furnizimet themelore.
Në verilindje të Japonisë 850.000 familje janë pa energji elektrike, ndërkohë që temperaturat janë afër zeros. Në brendësi të vendit zona të tëra janë nën rrënoja. Mungojnë paisjet e rënda për të larguar gërmadhat. Ndërkohë nuk ndalen lëkundjet e forta. Një tërmet me magnitudë 6 u ndje në Paqësor sot.
Delina Bitraku