Skandali i karburantit METE heq licencen e Albanian Airlines dhe 4 kompanive

Tirane 16 mars 2011 NOA 8211 Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes vendosi sot heqjen e licences per 4 shoqeri te tregtimit te karburanteve dhe pezullimin e veprimtarise me 30 dite per 7 shoqeri te tjera pasi aktiviteti ekonomik i tyre nuk zhvillohej ne perputhje me ligjin ne fuqi.
Ky vendim i Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka ardhur pas inspektimeve me te fundit qe jane bere nga Inspektorati Qendror Teknik dhe pas urdhrit te Ministrit te METE z. Nasip Naco per verifikimin e shqetesimeve qe kishin ardhur ne adrese te METE per tregtimin e naftes bruto jashte destinacionit ligjor dhe teknik te perdorimit te saj.
Inspektorati Qendror Teknik ka realizuar 430 inspektime prej te cilave 8 jane shoqeruar me akte ndalimi per shkelje flagrante te kushteve teknike te sigurise. Ne te gjitha keto inspektime jane plotesuar akte kontrolli dhe akte inspektimi duke percaktuar detyra me afate per vendosjen e instalimeve sipas kerkesave teknike te sigurise dhe njekohesisht duke paralajmeruar subjektet se per mos plotesimin e detyrave do te vendosen gjoba sipas kerkesave ligjore.
IQT ka ushtruar kontrolle ne disa nga shoqerite e tregtimit me shumice te naftes dhe nenprodukteve te saj dhe pas ketyre kontrolleve kane ardhur propozimet perkatese ne drejtim te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e cila vendosi sot per heqjen e licences per 4 shoqeri dhe per pezullimin e veprimtarise per 7 shoqeri te tregtimit me shumice.
Vetem pak jave me pare pas disa shqetesimeve qe kishin ardhur prane METE ne lidhje me tregtimin e naftes bruto jashte destinacionit ligjor dhe teknik per perdorimin e saj Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Nasip Naco urdheroi ngritjen e menjehershme te grupit te punes per verifikimin e te gjitha shoqerive te tregtimit te naftes dhe nenprodukteve te saj. Z Naco i kerkoi Kryeinspektorit te IQT zbatimin me rigorozitet te ligjit nr. 8450 Per perpunimin transportimin dhe tregtimin e naftes gazit dhe nenprodukteve te tyre dhe ne rast te konstatimit te shkeljeve zbatimin me rigorozitet te te gjitha sanksioneve qe parashikon ligji nga vendosje gjobe deri ne heqjen e lejes se tregtimit apo te autorizimit perkates per ushtrimin e veprimtarise. Po keshtu Ministri Naco kerkoi edhe nga shoqerite qe operojne ne fushen e prodhimit te naftes bruto mbi bazen e marreveshjeve hidrokarbure te zbatojne korrektesisht keto marreveshje per te mos lejuar ne asnje rast tregtimin e prodhimit te tyre per tu perdoruar si lende djegese jashte destinacionit ligjor dhe teknik. Per kontrollin e kesaj veprimtarie u urdherua qe pervec IQT te angazhohen direkt edhe strukturat e AKBN brenda detyrave dhe kompetencave te tyre.
Konkretisht
- U eshte hequr licenca
- Shoqerise Erkoci-Ad-El sh.a.
- Shoqerise Dhima sh.a
- Shoqerise Omegaz Energy sh.a
- Shoqerise Edi Kompani sh.a
U eshte pezulluar licenca leja e tregtimit
- Shoqerise Tiramol sh.a
- Shoqerise Albania Airlines amp Jet Fuel Supply sh.a
- Shoqerise Beusal sh.
-Shoqerise Pilinci Enterprise Co
-Shoqerise Orient sh.a
-Shoqerise Jemishta sh.a
- Shoqerise Auto Lubrifikant sh.a
Lajme te ngjashmeSeminari ministri Naco prezanton sfidat e eksportuesve shqiptar ne vendet EFTATregtimi i naftes bruto Naco Shoqerite te zbatojne marreveshjet e hidrokarbureveTenderet shkarkohen dy drejtues te METENaco Privatizimet proces transparent Naco-Battiselli Shqiperia arritje te medha vitet e fundit LidhjeAlbania Airlines amp Jet Fuel Supply Albanian Airlines Auto Lubrifikant Beusal Dhima sh.a Edi Kompani Erkoci-Ad-El inspektime Inspektorati Qendror Teknik Jemishta METE Ministria e Ekonomise nafte bruto Nasip Naco Omegaz Energy Orient sh.a Pilinci Enterprise Co Skandali i karburantit Tiramol Tregtise dhe Energjetikes