Mjekët, numri i vizitave sipas kategorive
Mjekët e përgjithshëm dhe të familjes (MP/MF) të kontraktuar me qendrat shëndetësore janë të detyruar të zbatojnë me përpikëri rregullat e përcaktuara për ta në kontratën me ISKSH. Sipas kësaj të fundit, numri mesatar i vizitave në ditë për persona të siguruar të MP/MF për mjek gjatë një muaji ndryshon sipas kategorive. Kështu, në qytet MP/F për të gjitha moshat, MP/F për të rritur 12 vizita në një ditë. Në qytet MP/F për fëmijë, 10 vizita në një ditë. Në komunë MP/F zonë fushore/kodrinore, 9 vizita në një ditë. Në komunë MP/F zonë malore/e thellë malore, 6 vizita në një ditë. Në qytet MP/F për studentët, 9 vizita në një ditë. Ndërsa për mjekët specialist, numri mesatar i vizitave në ditë në një muaj do të jetë 10 vizita/ditë. Në bazë të numrit të vizitave të kryera, DRSKSH do t’i paguajë qendrës shëndetësore një pagesë bazuar në aktivitetin të barabartë me 10% të buxhetit qendrës. Për nxitjen e cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve, DRSKSH do t’i paguajë qendrës shëndetësore një pagesë bonus të barabartë me 5% të buxhetit të saj.