E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nepravishta: CEZ të kompesojë qytetarët për mbifaturimet

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë Bujar Nepravishta ka kërkuar nga kompania CEZ që të kompesojë qytetarët për mbifaturimet.

Duke folur në komisionin e veprimtarisë prodhuese, Nepravishta theksoi se kompesimi i qytetarëve nga kompania CEZ duhet të bëhet sa më parë.

Duke e cilësuar si pozitiv vitin 2010 për prodhimin e energjisë, Nepravishta theksoi se gjatë këtij viti u prodhua 7.7 miliard kë/orë ndërsa shtoi se janë siguruar 120 milionë euro nga shitja e energjisë.


Ai gjithashtu theksoi se ka rritje kërkesash për energji për bizneset ndërsa për familjarët kërkesat janë ulur.
Duke iu referuar përmbytjeve në disa zona të vendit, kreu i ERE-s theksoi se duhet një studim për të mos pasur më probleme.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›