Hiqen 4 licenca. Penalizohen 11 subjekte

11 subjekte të tregtimit të karburanteve janë penalizuar, pasi gjatë ushtrimit të aktivitetit janë gjetur me shkelje të rënda. Pas një sërë kontrollesh, Inspektorati Qendror Teknik ka urdhëruar heqje licence për 4 subjekte dhe pezullim për 30 ditë të aktivitetit për 7 shoqëri. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri me dije se Inspektorati Qëndror Teknik ka realizuar 430 inspektime, prej të cilave 8 janë shoqëruar me akte ndalimi për shkelje flagrante të kushteve teknike të sigurisë.
Veç ndëshkimeve, IQT ka lëshuar dhe shumë akte me afate për plotësim të kushteve të sigurisë që u mungonin shumë shoqërive të tregtimit. Po kështu, Ministri Naço kërkoi edhe nga shoqëritë që operojnë në fushën e prodhimit të naftës bruto mbi bazën e marrëveshjeve hidrokarbure, të zbatojnë korrektësisht këto marrëveshje për të mos lejuar në asnjë rast tregtimin e prodhimit të tyre për t’u përdoruar si lëndë djegëse jashtë destinacionit ligjor dhe teknik. Gjatë kësaj kohe, Inspektorati ka ushtruar kontrolle dhe te shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës dhe nënprodukteve ku dhe u vendos pezullimi i veprimtarisë për 7 shoqëri.
Po kështu, inspektorët kanë qenë dhe në kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të naftës, ku nuk kanë rezultat shkelje apo probleme. Inspektorati Qendror Teknik bën me dije se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha kompanitë që tregtojnë karburante.
U është hequr licenca:
- Shoqërisë "Erkoci-Ad-El" sh.a.
- Shoqërisë "Dhima" sh.a
- Shoqërisë "Omegaz Energy" sh.a
- Shoqërisë "Edi Kompani" sh.a
U është pezulluar licenca (leja e tregtimit):
- Shoqërisë "Tiramol" sh.a
- Shoqërisë "Albania Airlines & Jet Fuel Supply" sh.a
- Shoqërisë "Beusal" sh.
-Shoqërisë "Pilinci Enterprise Co"
-Shoqërisë "Orient" sh.a
-Shoqërisë "Jemishta" sh.a
- Shoqërisë "Auto Lubrifikant" sh.a
Florian Papadhimitri