Skandali i naftës Virgine, Gjykata e Tiranës arrest shtëpie biznesmenit Hajri Elezi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e arrestit për biznesmenin Hajri Elezaj, i akuzuar si përgjegjësi kryesor i skandalit të naftës "virgine". Vendimi është marrë pas një raporti të hartuar nga Mjekësia Ligjore, në bazë të së cilit Elezaj rrezikon seriozisht jetën duke qendruar në burg, për shkak të problemeve që kishte me frymëmarrjen. Duke marrë për bazë këtë raport Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e arrestit për biznesmenin e kompanisë "Euroil" sha. nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Biznesmeni Elezaj është akuzar nga Prokuroria për kontrabandë me naftën “virgine”, ndërsa skandali i saj, u denoncua nga ish-ministri i Energjetikës Prifti.
Pas hetimeve të prokurorisë rezultoi se përgjatë viteve 2007-2009 në kundërshtim me ligjin nafta "virgine" ishte shitur në tregun vendas edhe pse ishte produkt i destinuar për eksport. Kohë më parë, gjykata e Tiranës u "dhuroi" lirinë gjashtë shoferëve, të cilët dyshoheshin për implikim në kontrabandë nafte.
(m.a/BalkanWeb)